Antidepresivi në shtatzani “çmend” beben

Një studim i zhvilluar në Danimarkë ka treguar se  foshnjat, veçanërisht djemtë, të cilët lindin nga nëna që marrin ilaçe kundër depresionit gjatë shtatzanisë, kanë një vështirësi më të madhe për t’u zhvilluar se të tjerët.

Mesatarisht, thuhet se këta fëmijë janë në gjendje për t’u ulur për rreth 16 ditë me vonesë dhe të ecin një muaj më vonë se kolegët e tyre. Por ndikimi prek edhe hapat në fushën e gjuhës, sociale, zhvillimit motorik si dhe aftësinë për të ecur.

Rezultatet e studimit u botuan në revistën “Pediatrics”, kanë alarmuar shumë nëna, të cilat bëhen pre’ e shumë ilaçeve antidepresive gjatë periudhës së shtatzanisë.

“Nëse nëna është me depresion ose potencialisht vrasëse, ajo ka nevojë të kurohet me kujdes gjatë shtatzanisë”, tha lidhur me një fakt të tillë, dr. Ashton./NOA/