Aplikimi i ushqimeve të fortë tek fëmijët

Fëmijët të cilët kanë filluar të ushqehen me ushqim të fortë para se të mbushin katër muaj, për gjashtë herë më tepër ishin më të rrezikuar nga mbipesha deri në moshën trevjeçare. Kështu kanë theksuar ekspertët amerikanë.

Studimi i cili ishte kryer në spitalin e fëmijëve në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vërtetuar se aplikimi i hershëm i ushqimit të fortë ndërlidhej me mundësi të mbipeshës vetëm te fëmijët që nuk ishin ushqyer me gjirin e nënës.

Revista ‘Pediatrics’ shton se shprehitë e hershme në ushqim kanë ndikim të madh në peshë deri në moshën e mëvonshme.

Të gjitha këto të dhëna janë marrë duke vëzhguar gjendjen e rreth 847 fëmijëve. Ekspertët amerikanë theksojnë se aplikimi i ushqimit më të fortë duhet të ndodhë gjatë periudhës 4 deri 6 mujore.

Po ashtu nga ekspertët sugjerohet që të shmanget ushqimi me yndyrë dhe sheqer.

Komento