Aplikoni grimin “hotspot”: Mangësitë i ktheni në përparësi

Pa u lodhur po mundoheni që përmes grimit të fshihni pikat e dobëta në fytyrë, por kjo nuk po ju shkon për dore. Përse nuk do ta përdorni teknikën “hotspot”, e cila mangësitë i shndërron në përparësi?

Grimerët e modës e adhurojnë, e ja në cilën mënyrë edhe ju mund ta përdornI, trasmeton gazeta Kosova Sot

PROBLEMI JUAJ ËSHTË HUNDA KARAKTERISTIKE?

Hiqni vëmendjen prej hundës, duke theksuar sytë me laps, e kapakët me hije me nuanca nga e ndritshme deri më e errëta.

NUK JU PËLQEJNË BUZËT SHUMË TË TRASHA?

Shkëlqimi i matur në nuancën e tyre natyrale do ta zgjedhë problemin dhe buzëve tuaja do t’ju dhurojnë dozën e bukurisë.

GJENETIKA JU KA LËNË NË TRASHËGIM TË SYVE TË VEGJËL E BUZËVE TË HOLLA?

Dhuroni një dukje të syve të “maces” nëse tërhiqni linjën me laps përmes këndit të kapakëve, e buzët lyeni me buzëkuq neutral.

KENI FYTYRË TË IMËT?

Bëjini sytë të duken më të mëdhenj dhe kjo i takon të së kaluarës. Me laps më të ndritshëm vizatoni pjesën e brendshme të kapakut, e hijen e errët e përzieni drejt linjës së tyre. Ndriçoni pjesën nën vetulla dhe pjesës së brendshme dhe të kapakut dhe aplikoni maskarë në qerpikët e sipërm dhe të poshtëm, duke theksuar anën e tyre të jashtme.

E ÇFARË ME LINJAT E THEKSUARA TË FYTYRËS?

hjesht, krijoni midis syve me grim të errët dhe buzëve të kuqe. Kjo do t’i bëjë më temperamente.