Armiku i lëkurës

Çdo grua kërkon që të ketë lëkurë të bukur, të ndritshme dhe të shëndetshme sepse lëkura refl ekton kujdesin ndaj vetes, feminizmin tonë dhe gjithashtu, është ajo që tërheq të tjerët.

Cfare mund të bëjmë për të përmirësuar shëndetin e lëkurës sonë dhe për të arritur rezultatet e dëshiruara?

1: Dielli

Rrezet e diellit dëmtojnë lëkurën tonë dhe sidomos tek ata persona që janë të ekspozuar gjatë gjithë vitit.

Prandaj, mbrojtja nga dielli është diçka që duhet
bërë përherë dhe jo vetëm pak para pushimeve. Dielli shkakton plakjen e parakohshme dhe rrudhat. Dermatologët këshillojnë përdorimin e kremit kundër diellit me tregues15-20 SPF (sun protecting factor) gjatë gjithë vitit.

2: I ftohti

I ftohti dhe ajri janë përgjegjës për tharjen e lëkurës. Nëse ju tërheq lëkura dhe ndodheni në rrugë, mund të përdorni një sprei me ujë
mineral nga burime të nxehta (mund ta blini atë në farmaci) dhe kur të ktheheni në shtëpi, në darkë përdorni një krem nate.

3: Ushqimi i varfër dhe i keq

Fast- food, hamburgeri, pizzat, makaronat, pijet freskuese dhe çokollatat, shpesh janë ushqime përgjegjëse për krijimin e njollave, acarimin, krijimin e puçrrave dhe pasojave të tjera në lëkurën tuaj. Lëkura e shëndetshme do kujdes të vazhdueshëm dhe furnizim me elementet thelbësore dhe vitaminat e duhura. Mundohuni të përfshini gjatë dietës suaj më shumë fruta dhe perime dhe të rrisni më shume konsumin e ujit dhe lëngjeve natyrore.

4: Pirja e duhanit

Pirja e duhanit është e keqe. Efektet janë të dukshme jo vetëm në organizmin tuaj por edhe në sipërfaqe të tij, në lëkurë. Papastërtia, lëkura gri dhe rrudhat e vogla rreth buzëve tuaja, janë drejtpërdrejt të lidhura me pirjen e duhanit. Pirja e duhanit vepron në mënyrë katastrofike dhe kështu lëkura dëmtohet nga helmet e ndryshme.

E rëndësishme:
Mos flini me makijazh! Sidomos kur keni përdorur make-up.Bllokohen poret e lëkurës, duke penguar furnizimin me
ajër. Në mëngjes mund të zgjoheni me njolla të kuqe ose akoma më keq edhe me puçra.

Komento