Aromat qe demtojne shendetin

Nëse jeni romantik dhe kënaqeni duke qëndruar me orë të tëra me qirinj të ndezur, duhet të dini se qirinjtë me aromë janë të dëmshëm për rrugët e frymëmarrjes, madje edhe ato që nuk kanë aromë nuk janë edhe aq të mirë për shëndet.

Prandaj ekspertët paralajmërojnë që të kihet kujdes.Nëse jeni romantik dhe kënaqeni duke qëndruar me orë të tëra me qirinj të ndezur, duhet të dini se qirinjtë me aromë janë të dëmshëm për rrugët e frymëmarrjes, madje edhe ato që nuk kanë aromë nuk janë edhe aq të mirë për shëndet.

Prandaj ekspertët paralajmërojnë që të kihet kujdes.

Një studim i ri amerikan tregon se qirinjtë me aromë dhe aromat elektrike për ambiente, mund të përmbajnë qindra substanca kimike të dëmshme për organizmin, duke përmendur ftalatet – të cilat mund të shkaktojnë anomali të lindjes te foshnja ose probleme të sistemit riprodhues.

Si shembull për paralajmërim, ekspertët kanë përmendur rastin e një femre amerikane, e cila për shkak të fiksimit ndaj qirinjve aromatikë, ka zhvilluar astmë dhe ndjeshmëri të rritur ndaj aromave të substancave tjera.

Produktet të cilat i bëjnë shtëpitë tona me aromë të mirë, mund të shkaktojnë një numër të madh problemesh shëndetësore, ndërsa simptomat mund të dallojnë te personat e ndryshëm. Te disa paraqitet kollitje e lehtë, ndërsa te të tjerët mund të paraqitet një kruarje e rrezikshme e syve.

Ajrosja e rregullt e shtëpisë apo banesës është shumë më e rëndësishme sesa ‘maskimi’ i ambientit me aroma të ndryshme nga qirinjtë ose freskuesit e ajrit, të cilët përmbajnë substanca të rrezikshme./telegrafi/