Arrat zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

ArratNga të gjitha frutat me lëvozhgë, arrat përmbajnë nivelet më të larta të antioksidantëve. Dhe kur është fjala për ushqimet e shëndetshme për zemrën, arrat janë në mesin e tri ushqimeve më të shëndetshme.

Përveç se janë të pasura me fibra, proteina, vitamina dhe minerale, nuk është për t’u habitur që rezultatet e studimeve të ndryshme kanë treguar se konsumi i rregullt i arrave mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, disa lloje kanceresh dhe diabetin tip 2.

Në studimin e fundit, hulumtuesit nga Universiteti i “Scranton”-it në Pensilvani kanë analizuar antioksidantët në disa lloje të frutave me lëvozhgë: arra, bajame, kikirikë, fëstëkë, lajthi, arra braziliane dhe arra indiane.

“Arrat janë renditur më sipër se të tjerat. Një grusht arra përmban gati dy herë më shumë antioksidantë se e njëjta sasi e çdo frute tjetër me lëvozhgë. Për fat të keq, njerëzit thjesht nuk e hanë arra në sasi të mjaftueshme, shkruan gazeta Zeri.

Hulumtimi ynë tregon se si pjesë e një ushqimi të shëndetshëm, duhet të hani më shumë arra”, tha shefi i hulumtimit, Joe Vinson. Ekspertët këshillojnë t’i konsumoni ato të papërpunuara, jo të përpunuara, sepse në këtë mënyrë zvogëlohen vetitë antioksiduese.