Arsyet pse çaji është pija më e shëndetshme

Pija më popullore në botë, pos ujit, është pikërisht çaji. Njerëzit nëpër gjithë botën e pinë në sasi të mëdha, të cilat maten në miliarda litra.

Efektet e dobishme të çajit janë të njohura që në kohërat e lashta, ndërsa hulumtimet e reja shkencore vetëm sa tregojnë se sa i shëndetshëm është në të vërtetë. Kemi ndarë disa arsye për shkak të të cilave çaji është i dobishëm për shëndetin tuaj.

Ndikon në humbje të peshës

Komponimet në bimën Camellia sinensis (nga ajo fitohen të gjithë çajet e zeza, të gjelbra dhe të bardha) shpejtojnë lehtazi metabolizmin dhe kështu në bazë ditore mund të digjni 50 kalori shtesë. Edhe pse në shikim të parë bëhet fjalë për një sasi të vogël, me akumulimin gjatë vitit mund të humbni 2 apo më shumë kilogramë dhe të mos i ekspozoheni lodhjes shtesë. Po ashtu, shkencëtarët japonezë në vitin 2011 kanë zbuluar dy komponime në çaj, teaflavinën dhe tearubiginën, të cilat ngadalësojnë procesin e trashjes.

Ndikon në koncentrim

Edhe pse kafeina mund t’ju mbajë të zgjuar, kompozimi tjetër aktiv në çaj, aminoacidi L-teanin, rrit koncentrimin tuaj duke ndikuar pozitivisht në valët e trurit. Çaji i gjelbër është burim i shkëlqyer i L-teaninës, ndërsa doza e rekomanduar është tri deri katër filxhanë çaj në ditë. Po ashtu, te njerëzit që në mënyrë rutine shijojnë çajin është shënuar koncentrim më i vogël i hormonit “stresues” të kortizolit.

Mund të ndihmojë në rigjenerimin e qelizave

Çaji është një nga burimet më të mira të flavonoideve, antioksidantëve bimorë që ndihmojnë te riparimi i qelizave të dëmtuara. Duke ndihmuar në rigjenerimin e ADN-së së dëmtuar, çaji parandalon rritjen e pakontrolluar të qelizave, përkatësisht mund të na mbrojë nga kanceri. Shumë hulumtime kanë treguar që çaji i gjelbër mund të ngadalësojë ose tërësisht të parandalojë zhvillimin e kancerit të gjirit, melanomave, kancerit të mushkërive, kancerit të zorrës së trashë, kancerit të vezorëve, si dhe kancerit të fshikëzës. Çaji i zi po ashtu ka treguar veçori të ngjashme mbrojtëse, por ai ka koncentrim më të vogël të antioksidantëve sesa çaji i gjelbër.

Mbron eshtrat

Antioksidantet katekinet nga çaji mund të veprojnë në mënyrë antiinflamatore dhe të parandalojnë rritjen e gurëve të dëmshëm, ndërsa fluori forcon smaltin dhe në këtë mënyrë mbrohet shëndeti i dhëmbëve dhe i mishit të dhëmbëve. Studimi i vitit 2009 ka treguar që njerëzit të cilët pinë katër filxhanë çaj të gjelbër kanë mish të dhëmbëve më të shëndetshëm se sa personat që e konsumojnë në sasi të vogla. Hulumtimi është kryer në grupin prej 940 japonezëve, ndërsa rezultatet janë publikuar në revistën profesionale “Journal of Periodontology”. Nga ana tjetër e oqeanit të qetë, stomatologët amerikanë nga Universiteti Illinois kanë zbuluar që çaji i zi dhe ai i gjelbër përmbajnë komponimet që shkatërrojnë gurëzit dhe reduktojnë aciditetin në gojë.

Komento