Arsyet pse fëmijët nuk duhet të përdorin pajisjet teknologjike

Arsyet pse fëmijët nuk duhet të përdorin pajisjet teknologjike
Sipas një studimi të bërë nga Shoqëria Kanadeze e Pediatrisë dhe Akademisë Amerikane të Pediatrisë, fëmijët nuk duhet të kenë kontakte me pajisjet e teknologjisë.

Fëmijët nën 2 vjeç kurrë nuk duhet të përdorin sende të tilla, fëmijët e moshës 3-5 vjeç duhet ti përdorin ato për 1 orë në ditë, ndërsa ata 6-18 vjeç duhet të përdorin pajisje teknologjike 2 orë në ditë.
Disa nga problemet që ju shfaqen fëmijëve gjatë përdorimit të teknologjisë janë;

Dëmtim i trurit
Valët e dëmshme të internetit dhe pajisjet si: telefonat celularë, televizori, tabletë, mund të shkaktojnë probleme serioze në tru. Pajisjet teknologjike ndikojnë drejtpërdrejt tek zhvillimi i fëmijës, në shkrim-leximin dhe arritjet akademike. Fëmijët nën 12 vjeç nuk duhet të lejohen të përdorin pajisje teknologjike shumë shpesh.

Mbipesha
Duke përdorur teknologjinë reduktohet aktiviteti fizik dhe fëmijët mund të fitojnë peshë më lehtë. Kjo është një nga arsyet pse një në katër fëmijë në Kanada dhe SHBA është obez. Rreth 30% e fëmijëve që përdorin shumë pajisjet teknologjike kanë diabet, sipas studimeve ata janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të lartë të sulmit në zemër.

Gjumë i pamjaftueshëm
Statistikat tregojnë se 75% e fëmijëve përdorin pajisjet teknologjike në dhomat e tyre, duke ndenjur pa gjumë . Tek fëmijët e moshës 9-10 gjumi jo i mjaftueshëm, ka ndikim të madh në ecurinë e tyre në mësime.

Çrregullimet mendore
Përdorimi i tepruar i pajisjeve mund të shkaktojë sjellje problematike, psikozë, çrregullim bipolar, deficiti vëmendje, ankthin dhe depresionin e fëmijëve.

Qëndrueshmëria
Adoleshentët të cilët kanë përdorur teknologji në fëmijërinë e tyre ka të ngjarë të jenë i paqëndrueshëm, sepse ata nuk mund të zhvillohen plotësisht dhe të përshtaten në shoqëri. E ardhmja është në duart e fëmijëve tuaj, prandaj sigurohuni që ata të rriten si duhet.

Komento