Artriti reumatik

Kjo sëmundje ndikon gjithashtu në ekonominë familjare të vetë pacientit dhe të kujdesit shëndetësor

Artriti Rheumatoid është një sëmundje inflamatore autoimune kronike, e cila prek artikulacionet, por edhe organet e tjera. Të dhënat e fundit të OBSH-së tregojnë se në botë sot vuajnë rreth 23.7 milionë njerëz, me një hasje rreth 0.3-2.0% në varësi të përfaqësisë etnike, seksit, vendndodhjes gjeografike dhe faktorëve lokalë.

Takohet 2-3 herë më shpesh tek femrat në krahasim me meshkujt1. Rreth 40% e pacientëve shfaqin paaftësi për të punuar pas rreth 5 vitesh nga vendosja e diagnozës duke dëmtuar kështu ndjeshëm cilësinë e jetës dhe duke rritur vdekshmërinë. Kjo sëmundje ndikon gjithashtu në ekonominë familjare të vetë pacientit dhe të kujdesit shëndetësor.

Shkaqet

Shkaku i kësaj sëmundjeje nuk është konfirmuar dhe ende është i paqartë, megjithatë është parë se ndikojnë një sërë faktorësh ku ndër më kryesore janë trashëgimia, përdorimi i duhanit, alkoolit, kafesë etj.

Sëmundja fillon të dëmtojë gradualisht si artikulacionet e vogla të duarve dhe këmbëve, ashtu dhe ata të mëdha, në të gjithë trupin duke rezultuar klinikisht në skuqje, ënjtje, dhimbje dhe paaftësi për të lëvizur këto artikulacione. Por përveç kësaj mund të shfaqen edhe shenja ekstra-artikulare si manifestime kardiovaskulare, uro-genitale, respiratore, gastrointestinale, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në uljen e jetëgjatësisë së pacientit.

Sëmundja

Në këtë sëmundje ka shumë rëndësi trajtimi sa më i hershëm i saj pas vendosjes së diagnozës në mënyrë që të parandalohen ndryshimet e parikthyeshme në artikulacion. Ky trajtim ka si objektiva kryesorë parandalimin ose kontrollin e dëmtimit të artikulacioneve parandalimin e paaftësisë eliminimin ose reduktimin e dhimbjes.

Artriti Rheumatoid është trajtuar dhe vazhdon të trajtohet me një sërë preparatesh. Ndër ta mund të përmendim antiinflamator jo steroidë të cilët veprojnë më tepër në trajtimin e simptomave sesa të mekanizmit bazë të sëmundjes, glukokortikoidët që janë preparate kundër inflamacionit, si dhe një grup i madh preparatesh të quajtur DMARD që janë modifikues të sëmundjes. Në këtë grup të fundit bëjnë pjesë një numër i konsiderueshëm preparatesh të cilët kanë aftësinë të veprojnë në një pjesë të caktuar të mekanizmit kompleks të sëmundjes duke e mbajtur atë nën kontroll.

Në vendin tonë, ashtu si dhe në shumë vende të tjera një ndër barnat më të përdorur të këtij grupi është Metotrek-sat (MTX). Por është parë se në totalin c pacientëve të trajtuar me këtë preparat, shumë prej tyre nuk kanë pasur rezultat. Kjo ka sjellë nevojën për një mundësi të re trajtimi të këtyre pacientëve.

MabThera

MabThera, e para dhe e vetmja terapi selektive, e drejtuar ndaj limfociteve B për trajtimin e Artritit rheumatoid paraqet një mundësi të re trajtimi për pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje dhe që ofron një efekt të suksesshëm që zgjat.

MabThcra, në kombinim me metotreksat, indikohet për trajtimin c pacientëve të rritur me Artrit Rheumatoid aktiv dhe të rëndë, të cilët kanë pasur një përgjigje jo të mirë ose intolerancë ndaj trajtimeve të mëparshme, duke përfshirë një ose m<5 shumë inhibitorë të TNF (Faktori Tumoral Nekrotik)

30 vjet më parë limfocitet B konsideroheshin një faktor sinjifikant në fiziopatologjinë e Artritit Rheumatoid për shkak të shoqërimit të sëmundjes me aktivizimin e qelizave poliklonale B dhe prezencës së autoantitrupave (si faktori rheumatoid dhe komplekscve imune në artikulacione.

Megjithatë, për më shumë se 20 vite AR është konsideruar si një sëmundje që varej nga limfocitet T ( Hirano 2002 ). Vetëm vitet e fundit, evidencat e reja e dhanë një interes të madh limfociteve B dhe rolit të tyre të rëndësishëm në patogjenezën e artritit rheumatoid.

Komento