Aspirina kundër kancerit të zorrës së trashë

Kanceri i zorrës së trashë, në vendet e zhvilluara është i dyti për nga shpeshtësia, pas kancerit të mushkërive

Dozat e ulëta të aspirinës, që zakonisht merren për ta ulur rrezikun nga infarkti i zemrës dhe trurit, munden që ta ulin edhe rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, kanë deklaruar shkencëtarët britanikë të enjten.

Ata kanë konstatuar se, gjatë një studimi të bërë, kanë konstatuar se dozat e vogla të aspirinës zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë për 25%, kurse numrin e vdekjeve nga ky kancer për një të tretën.

Kanceri i zorrës së trashë, në vendet e zhvilluara është i dyti për nga shpeshtësia, pas kancerit të mushkërive.

Por, rezultatet e studimit të tyre, të botuara në revistën mjekësore “Lancet”, nuk ka të ngjarë që ta zgjidhin një gjë që në mjekësi konsiderohet kontroverse.

Shumë studime të mëparshme kishin treguar se dozat e larta të aspirinës parandalojnë kancerin e zorrës së trashë, por tani shihet se këtë efekt e kanë edhe dozat e ulëta të aspirinës.

Megjithatë, nuk duhet harruar se aspirina, si e tillë, mund të jetë e dëmshme dhe e rrezikshme për shumë njerëz, duke shkaktuar ndonjëherë gjakderdhje vdekjeprurëse në lukth dhe zorrë.

Studime të tjera kanë treguar se edhe ilaçi tjetër kundër dhembjeve, ibuprofeni, mund ta zvogëlojë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, nëse merret rregullisht, sikur që bëjnë psh personat e sëmurë nga reumatizmi.

Komento