nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeShëndeti & Dieta Aspirina përmban ndikime antikancerogjenenë Shëndeti & Dieta Hulumtimeve kanë treguar që terapia e shërimit te femrat me kancerin e gjirit me sukses kishte përfunduar, ngase femrat kishin vazhduar marrjen e aspirinave të cilat zvogëlojnë rrezikun nga vdekja, nëse përsëri vjen deri tek lajmërimi i sërishëm i kancerit të gjirit. Si ndikon ky zbulim te personat që janë duke u shëruar nga kanceri, e si tek ata që janë të brengosur nga rreziku i mundshëm? A rrit aspirina mundësitë për jetesë me të gjatë? Një hulumtim kishte vërtetuar se terapia me anë të aspirinave ishte efikase. Në njërën nga këto hulumtime ishin përfshirë edhe 4.000 infermiere, të cilat paraprakisht ishin duke u shëruar nga kanceri i gjirit. Rezultati: tek infermieret, të cilat kishin marrë aspirinë, kur bëhet fjalë për vdekjen nga kanceri dhe lajmërimi i sërishëm i sëmundjes ishte shumë i vogël. Duke marrë parasysh studimet e kancerit, statusin e menopauzës, masat trupore dhe ndjeshmërinë hormonale të tumorit, tek femrat të cilat kishin marrë aspirinë për çdo ditë të javës, vdekja nga kanceri i gjirit është zvogëluar për 43 për qind. Mirëpo, hulumtimi mund të zbatohet vetëm tek femrat të cilat vazhdojnë me jetë normale së paku katër vjet pas terapisë së shërimit. Duke marrë parasysh faktin se 90 për qind e femrave të diagnostikuara me kancerin e gjirit mesatarisht jetojnë së paku pesë vite pas terapisë. A mundet terapia me aspirinë në mënyrë të suksesshme të zëvendësojë terapitë e tjera për shërimin e kancerit të gjirit? Për fat të keq, përgjigjja nuk është përfundimtare. Nëse aspirina ndihmon në parandalimin e përsëritjes së kancerit, ai këtë e bën vetëm nëse rekomandohet si terapi shtesë për shërimin e kancerit. A mundet aspirina të parandalojë lajmërimin e kancerit të gjirit ? Hulumtime intensive tregojnë se aspirina ka potencial ta zvogëlojë rrezikun e lajmërimit të kancerit të gjirit dhe tek ato femra të cilat nuk kanë qenë kurrë të sëmura më parë. Disa hulumtime të tjera kanë arritur në përfundim krejt të kundërt. Një është e sigurt – pas krahasimit të të dhënave nga hulumtimet e kryera, ekzistojnë tregues se aspirina apo ndonjë ilaç tjetër në një masë të madhe mund të zvogëlojnë rrezikun e lajmërimit të kancerit të gjirit. Por, kjo nuk do të thotë që femrat të cilat nuk vuajnë nga kanceri i gjirit duhet të marrin aspirina çdo ditë, ngase marrja e këtij ilaçi do të kishte ndikim negativ në stomak dhe do të mund të shkaktonte gjakderdhje të brendshme. Nëse aspirina merret me rekomandimin e mjekut, ajo mund të parandalojë edhe sulmet në zemër. Konstatohet se marrja e aspirinave, deri diku zvogëlon rrezikun e lajmërimit edhe të disa llojeve të tjera të kancerit, sidomos atë të prostatës dhe të zorrës së trashë. PrapaPara Tags: rreziku nga vdekjakanceri i gjiritAspirina Komento Anulo Shto Koment
në Shëndeti & Dieta Çfarë trashëgojmë nga nëna? Migrena Lidhja gjenetike: 70 deri 80% janë gjasat se do ta trashëgoni nga e ëma. Çka e përcjellë? Gjeni i …
në Shëndeti & Dieta Pse është e nevojshme aspirina në shtëpi Përveç që mund të kujdeset për disa lloje të dhimbjeve të forta, aspirina është e dobishme edhe për shumëçka …
në Shëndeti & Dieta Aspirina ul rrezikun nga kanceri Një dozë e vogël aspirine në ditë, 75 miligramë, do të reduktonte kuotën e vdekjeve që vijnë nga kanceri. Një …