Bakteret që shkaktojnë helmim

Shumë njerëz helmohen, sidomos gjatë muajve të verës, për shkak të ushqimeve të kontaminuara nga patogjenë të ndryshëm si baktere, viruse apo parazite.

Patogjenët e mësipërm bëhen shkak i sëmurjes dhe shtrimit në spital të mijëra personave për çdo vit. Po cilat janë ushqimet që shkaktojnë helmimin?

Ja disa nga produktet që ndikojnë në helmim sipas një raporti të përgatitur nga studiues në Institutin e urgjencave patologjike të Floridas:

Bazuar në të dhënat e raportit ky bakter i rrezikshëm, i cili shkakton dhe infeksione, mund të bëhet shkak i të vjellave dhe madje vdekjes së personit.

ky lloj mishi i prekur nga listeria nuk duhet konsumuar veçanërisht nga gratë shtatzëna. Është shkaktar i vdekjeve të shumta për çdo vit. Ndikon më shumë tek gratë shtatzëna dhe fëmijët në barkun e nënës. Edhe infeksioni serioz i njohur me emrin “misterioz” zakonisht krijohet nga kontakti me bakterin monositogjen listeria.

sipas raportit, shpendët janë shkaktarë të shumë sëmundjeve të lidhura me produktet e konsumuara. Edhe salmonella është një nga këto. Ky bakter bëhet shkak i shumë sëmundjeve të cilat mund të përfundojnë me vdekje.

i shfaqur në produkte të ndryshme të qumështit si djathi dhe kosi, listeria mund të shkaktojë sëmundje serioze kostoja e të cilave është e shtrenjtë, vdekshmëri foshnjore dhe shkëputje të gjatë nga puna.

e shfaqur kryesisht në produkte të cilat përmbajnë shumë përbërës si sallata Sezar, salmonella dhe neurovirusi mund të shkaktojnë infeksione të rënda të shoqëruara me shenja si të vjella, përzierje, diarre, temperature dhe dhimbje barku. Ndërsa neurovirusi është i njëjti mikrob, i cili shkakton epidemi në udhëtimet me traget.

salmonella zë një vend shumë të rëndësishëm gjatë fazës së prodhimit të produkteve.

njerëzit mund të infektohen nga ky parazit pasi të kenë konsumuar mishin e papjekur mirë dhe të infektuar nga kafshët. Ky parazit është shumë i dëmshëm veçanërisht për gratë shtatzëna.

në vitin 2010 në dy ferma në Ioua të Amerikës janë mbledhur 550 milion vezë për shkak të përhapjes së 1600 sëmundjeve.