Balsame natyrale për flokë

Prej lëkurës, zbardhjes së thonjve e deri tek aplikimi në flokë, uthulla e mollës është një përbërës natyral i pazëvendësueshëm nga të gjitha produktet shtëpiake për flokë.

Tani që është vera kalojmë më shumë kohë jashtë, shkojmë në det dhe kënaqemi me mot të bukur me diell. Por, flokëve nuk u bën edhe aq mirë dielli, e ne ua ekspozojmë vazhdimisht rrezeve të drejtpërdrejta të diellit. Për këtë arsye bëhen më të brishtë e më të tharë, e me vet këtë rriten më ngadalë dhe e ndryshojnë strukturën. Për këtë arsye jua sjellim katër receta për balsame që kanë të njëjtën bazë, vetëm u ndërrohen vajrat eterike duke u varur nga jo se çfarë dëshironi që të përmirë- soni në flokët tuaj. Principi i bërjes është i njëjti, kur të përzihen të gjithë përbërësit, duhet që balsamin ta mbani në një enë të qelqtë me kapak, në frigorifer,raporotn Gazeta Kosova Sot

BAZA: – 800 mililitra ujë – 30 mililitra lëng të aloe verës – 15 mililitra uthull të mollës 1. Për flokë të yndyrshëm – 2 pika vaj të livandës – 10 pika vaj të barit të bletës – 13 pika vaj të makthit 2. Për rritje më të shpejtë të flokëve – 5 pika vaj të livandës – 10 pika vaj të bredhit – 10 pika vaj të mentës 3. Kundër rënies dhe zbokthit – 5 pika vaj të livandës – 10 pika vaj të vaniljes – 10 pika vaj të limonit 4. Për skaje të plasaritura – 7 pika vaj të ylang-ylangut – 18 pika vaj të drurit të sandalit

SI APLIKOHET: Tundeni shishen ose enën në të cilën e mbani balsamin dhe aplikojeni sasinë e dëshiruar përgjatë flokëve. Balsamin nuk keni nevojë që ta shpëlani.

Komento