Banja me kripëra minerale për humbje të peshës

Banja me kripëra minerale për humbje të peshësËshtë e çuditshme të dëgjosh që një banjë me kripëra minerale mund të përdoret për të humbur peshë. Zakonisht ky lloj i kripës mund të përdoret për të lehtësuar dhimbjen e muskujve.

Por, befasisht është një ilaç efektiv edhe për reduktimin e peshës dhe lehtësimin e dhimbjeve në muskuj. Një nga shkaqet e fitimit të peshës është depozitimi i tepërt i toksinave në trup. Kripërat minerale përmbajnë sulfat dhe magnez, i cili ndikon në eliminimin e toksinave dhe shërimin e lëndimeve të vogla, transmeton Kosova Sot Online.

Si të përdorni kripërat minerale për humbje të peshës?

Për t’i reduktuar ato kg të paktë shtesë, shtoni një lugë të madhe me kripë minerale në ujin e vaskës suaj çdo ditë. Rekomandohet që të filloni me 1 lugë, e më pas ta rrisni gradualisht sasinë në 2 filxhanë. Por, nëse ju filloni me 2 filxhanë me kripë të tillë në ujë, ju do të përjetoni ndryshime të shpeshta të humorit, irritim dhe hiperaktivitet. Për të shtuar aromë, mund të shtoni edhe disa pika të vajrave esenciale. Sidoqoftë, disa studime sugjerojnë që shtesa e disa përbërësve si vaji, e redukton efektin e kripës. Kur shtohet në ujë mineral, kjo kripë ndikon në shërimin e dhimbjes së muskujve. Kjo banjë me kripë minerale (epsom) quhet edhe banjë detoksikimi, pasi që largon ujin e tepërt dhe toksinat nga trupi. Njerëzit që bëjnë këtë banjë largojnë edhe stresin. Banja funksionon në atë mënyrë që toksina fillojnë të dalin nga lëkura juaj nëpërmjet djersëve, sapo që uji të fillojë të ftohet pak. Për të marrë përfitime maksimale nga kjo larje ju mund të shtoni edhe uthull ose sodë buke. Sigurohuni që të pini shumë ujë edhe gjatë, por edhe pas procesit për të zëvendësuar lëngjet që i humbni me djersë. Nga ekspertët sugjerohet që ta bëni një banjë të tillë të paktën 3-4 herë në javë, por ata që dëshirojnë të humbin peshë më shpejt, mund ta bëjnë edhe çdo ditë.

Llojet e ndryshme të banjës me kripa minerale:

Kripa minerale dhe xhenxhefil

Kur xhenxhefili shtohet në kripërat minerale, ajo hap poret e trupit. Kur hapen këto pore ju do të djersitni më shumë dhe të lëshoni më shumë toksina nga trupi juaj me lehtësi. Sugjerohet që nëse përdorni ujë shumë të ngrohtë, do të keni më shumë sukses. Përdorni 2 lugë të mëdha të xhenxhefilit të freskët të sapo-shtypur në ujë të ngrohtë. Më pas shtoni 2 filxhanë të kripërave minerale. Qëndroni në këtë banjë të ngrohtë për gjysmë ore.

Sodë buke

Shtoni dy filxhanë me kripë minerale dhe sodë buke në ujin e ngrohtë të banjës. Fërkojeni trupin tuaj me një shpuzë të butë. Kjo ndihmon në pastrimin e toksinave të tepërta nga trupi.

Banja me uthull

Nëse dëshironi të provoni një banjë me uthull shtoni uthull të mollës dhe kripëra minerale në ujë të ngrohtë në proporcion 2:1. Lageni veten në këtë banjë me ujë të ngrohtë të uthullës për 40 minuta. Përveç humbjes së peshës ju do të ndieni edhe lehtësim në dhimbjen e muskujve dhe nyjave. Mund të përdorni një nga këta përbërës në mënyrë alternative për të marrë rezultatet më të mira.

Kujdes! Nëse jeni pacient i shtypjes së lartë të gjakut, diabetit ose nëse keni probleme me zemrën mos bëni një banjë të tillë.

Komento