Bark i sheshtë

Një histori që përsëritet çdo mëngjes duke mbajtur frymën për të mbyllur zinxhirin e pantallonave. Problemi qëndron te fryrja e barkut.

Por cilat janë shkaqet? Ndër arsyet më të zakonshme janë dietat e gabuara: shpërdorim të yndyrës, ushqimeve të skuqura, sodës dhe sheqerit, por edhe alkooli, si dhe mënyra e të ngrënit shpejt, duke futur një sasi të madhe të ajrit bashkë me ushqimin.

Toleranca me ushqimin: Në këtë rast është e nevojshme të identifikohen ushqimi ose ushqimet që janë të vështira për ju, për të absorbuar. Pyetni mjekun tuaj, do të këshillojë në bazë testeve më të përshtatshme se cilat janë ushqimet që shkaktojnë fyerjen e barkut.

Çrregullimi i zorrëve: Një ndër mjetet kundër kapsllëkut është përfshirja në dietë e sasive të mëdha të ujit dhe të fibrave që gjenden në fruta dhe perime. Në raste kritike, mjeku mund të rekomandojë mjekimin më të përshtatshëm.

Ajri në stomak: Marrja e ushqimeve të caktuara mund të përcaktojë praninë e gazrave në zorrë, por në mjekësinë bimore janë produkte natyrore në shitje të ndryshme që ndihmojnë përthithjen dhe eliminimin e gazrave

Mungesa e lëvizjes: muskujt e barkut duhet, si të tjerët, të jenë në një aktivitet të rregullt fizik që lejon tonifikimin e tyre.

Pirja e duhanit: Në këtë rast, duhani prodhon enjtje të barkut, sepse ai bën të mundur hyrjen e ajrit në stomak dhe aktivizon prodhimin e lëngjeve të stomakut pa qenë nevoja.
Ndër shkaqet e tjera të një barku të fryrë është edhe stresi, i cili në mënyrë të paevitueshme prodhon çrregullimeve në trup. Ndaj gjeni kohë për t’u kujdesur për veten dhe për të evituar minutat tuaja stresante në mëngjes kur vishnin fundet apo pantallonat.