Bashkëjetesë apo martesë?

Përse për t’u dashuruar duhet që të flesh patjetër në të njëjtin shtrat dhe të këmbesh furçën e dhëmbëve me tjetrin?

Me gjithë respektin për ethet që të përshkojnë trupin vitet e para të njohjes, ekspertët e raporteve në çift, janë të mendimit se dashurimi mund të zgjasë maksimumi tre vjet. Madje, disa pohojnë se ai nuk mund të zgjasë as një vit tamam, duke vijuar më pas i transformuar me elementë të tjerë siç solidariteti, miqësia dhe mbështetja reciproke.

Por në praktikë, jo çdo gjë shkon vaj, ashtu siç rezulton në fakt nga studimi i lidhjeve sentimentale afatgjata. Dhe lista e vështirësive që ndeshen, është shumë e gjatë.

Çiftet e gjejnë veten duke luftuar para tensioneve të shumëllojshme si punët shtëpiake, problemet ekonomike apo familja e tjetrit. E kjo vlen të thuhet edhe për kohën kur ata bashkëjetojnë. Gjatë saj, ata janë të detyruar të shkarkojnë tensionet e ditës tek njëri-tjetri apo të ndajnë eksperiencat e këqija të ditës. Ndërsa nëse takohen më rrallë, lidhja bëhet më e fortë pasi këto gjëra shmangen.

Por problemi themelor që lind në çift, duket se është ai i seksit. Më pak se 40% e femrave evropiane shprehet e kënaqur plotësisht në këtë aspekt. Madje, sipas një studimi të kryer në 41 vende të Evropës, përfshirë edhe Shqipëria, të paktën një femër në 20 të tilla, gati e zë gjumi gjatë akteve seksuale. Pra, nën çarçafë duket se nuk është përherë i njëjti pasion. Dhe njëra nga këshillat që jepet për të mos arritur në ftohjen seksuale është që të mos jeni çdo natë në shtratin e tij.

Familjariteti vret jetën në çift

“E ndaj jetën time me një mashkull që e dua shumë, edhe pse nuk jetoj me të. Kalojmë fundjavat bashkë dhe gjatë javës … secili në punën e tij!”. Kjo është motoja që kanë zgjedhur shumë femra sot për të shmangur të qenit “si motër e vëlla” me partnerin e tyre. Të mos banosh në të njëjtën adresë, kjo është zgjidhja që japin studiuesit e dashurisë kohët e fundit, për të shmangur atë që quhet “kriza në çift”.

Edhe pse bashkëjetesa u vlerësua dy dekadat e fundit si një zgjidhje optimale që nuk e shkatërronte dashurinë si martesa pas pak vitesh, duket se edhe ajo rezultoi shumë e mërzitshme dhe se njerëzit janë të prirur për të jetuar larg njëri-tjetrit.

Komento