Bota e bukurise

Te gjithe keto produkte bukurie permbajne principe te cilat i bejne aktiv dhe te sofistikuar dhe me rrezultate te sigurta.

Per te zgjedhur mes shume alternativash ne “boten e bukurise” eshte e nevojshme te njihni emrin kryesor te perberesve te cilet garantojne me te miren.

– Kolagjeni

Eshte nje nder substancat me prezente ne vecanti ne kremrat e fytyres. behet fjale per fibra natyrale te cilet ndihmojne lekuren dhe kane efekt rimbushes.

– Koenzima Q 10

Ky komponent i ri eshte kundershta potent i radikale te lira dhe reagon ne menyre te vecant kunder oksidimit te lekures e cila vjen si pasoje e ekspozimit ndaj  rrezeve te diellit. Aksioni i saj per te mbrojtur lekuren e trupit dhe te fytyres nga degjenerimi i dermes.

– Polisakaridet

Jane molekula me origjina nga sheqeri te cilat permbajne uje dhe ne kete menyre i japin lekures se fytyres nje ndjenje plotesie.

– Amino peptidet

Kane te njejtin efekt te botulines por jo te njejtat kunderindikime. Keto fraksione proteinike “gjurmojne”rrudhat fal aksionit te tyre shtrires ne muskujt e fytyres. Jane prezent ne vecanti ne kremrat e dites dhe te nates.

– Elastomeret

Kjo fiber, e ngjashme me ate te gomes, ne versionin natyral apo sintetik ka veti te zgjatet pa e prishur formen (deformuar). Eshte komponenti i ri i rimeleve te cilet premtojne qerpike me te gjate per shume kohe.

-Porxylane

Kjo molekule vjen nga bota vegjetale dhe pikerisht nga ahu, reagon duke stimuluar prodhimin e kolagjenit. Prezenca e ketij komponenti ne kremrat e fytres dhe te trupit garanton nje efekt pozitiv ne lekure e cila paraqitet me elastike dhe kompakte