Brokoli – shume i efektshem ne luften kunder kancerit

Shkencetaret kane zbuluar sesi brokoli dhe perimoret e tjere si ai jane shume te efektshme kunder kancerit.

Eshte zbuluar per here te pare sesi disa substanca te caktuara ne perime synojne dhe bllokojne gjenet defektoze qe jane te lidhura me kancerin. Rezultatet mund te cojne deri te nje strategji e re per preventive dhe sherim te kancerit.

Fung-Lung Chung dhe koleget e tij kane treguar madje qe ne eksperimentet e mehershme  sesi duket qe disa substanca te caktuara te cilat i quajme izotiocianate, ndersa i gjejme ne brokoli, lulelaker, apo disa sallata tjera dhe ndalojne zhvillimin e kancerit. 

Por, askush nuk e ka ditur sakte sesi funksionojne keto substanca, cka ne thelb eshte edhe celesi per zhvillimin e strategjise se permiresuar per lufte kunder kancerit tek njerezit. Gjeni shtypes i tumorit p53 duket qe e luan rolin kyc ne mbajtjen e qelizave te shendetshme dhe parandalimin te fillojne nje rritje jonormale, cka ne thelb eshte parashenje e kancerit.

Kur peson mutacion, p53 nuk ofron mbrojtje te tille, ndersa mutacionet e tilla shfaqen te gjysma e te gjitha tumoreve njerezore. Hulumtimi sugjeron qe izotiocianatet do te mund te ndihmojne te ky gjen.

Shkencetaret kane studiuar efektet e disa izotiocianateve te cilat natyrshem shfaqen te celula te ndryshme te kancerit, duke perfshire edhe kancerin e mushkerive, te gjirit dhe te zorres se trashe, me dhe pa gjenin e demtuar shtypes te tumorit.

Kane zbuluar sesi izotiocianatet jane te afta per largimin e proteines defektoze p53, por supozohet qe nuk e heqin proteinen normale.

Ilacet me baze te izotiocianatit te natyrshem apo atij te krijuar artificialisht mund te permiresojne efikasitetin e trajtimeve ekzistuese ne sherimin e kancerit dhe ndoshta te cojne deri te nje strategji e re per sherimin dhe parandalim te kancerit. 

Komento