Brusha e dhëmbëve nuk shërben vetëm për dhëmbë 11 NENTOR 2015, 16:36

Brusha e dhëmbëve nuk shërben vetëm për dhëmbë Janë disa gjëra që i neglizhojmë rreth brushës së dhëmbëve. Larja e duhur e dhëmbëve duhet të jetë tre herë në ditë mirëpo edhe me dy herë mjaftohemi.

Kontrollet e dhëmbëve duhet të bëhen çdo gjashtë muaj apo një herë në vit. Studimet klinike tregojnë se pastrimi i dhëmbëve me brushë nuk sjell përfitime vetëm tek buzëqeshja por edhe tek shëndeti juaj në përgjithësi.

Ja disa nga përfitimet e larjes së rregullt të dhëmbëve me brushë:

Ulë rrezikun e disa sëmundjeve

Sipas disa studimeve, larja e dhëmbëve me brushë ka lidhje me këto sëmundje: sëmundjet e zemrës, diabeti, Sëmundja pulmonare obstruktive kronike dhe pneumonia. Larja e dhëmbëve shkakton ulje të rrezikut nga këto sëmundje.

Parandalon lindjen e parakohshme

U ndihmon femrave të mos kenë lindje të parakohshme si dhe foshnje me peshë të vogël. Studimet mjekësore treguan se femrat me gingitivis kanë më shumë rrezik në lindjen e parakohshme të fëmijëve/

Ndihmon në dietë

Larja me brushë ka ndikim mental në trurin duke i thënë se ngrënia mbaroi. Kjo ju ndihmon të luftoni nevojën që të hani përsëri para se të shkoni për gjumë.

Parandalon Sindromin e Mosfunksionimit të Njohjes

Larja e dhëmbëve me brushë ndihmon në parandalimin e kësa sëmundjeje që është e lidhur me sëmundjen e Alz`hajmerit.

Mënjanimi i larjes së dhëmbëve nuk është në rregull

Shpjegimi i zakonshëm nga ekspertët mjekësorë është se bakteria që shkakton gingivit është baktere orale që kombinohet me pllakën bakteriale, andaj nëse nuk i pastroni ato futen në enët e gjakut dhe mund të shkaktojnë që ato të ngushtohen, gjë që e pamundëson ereksionin normal. Një studim tjetër tregoi se larja e dhëmbëve do e rritë kualitetin e spermës, pasiqë meshkujt me gingivit kanë spermë më të dobët.

Andaj mos harroni t`i lani dhëmbët me brushë çdo ditë!

Komento