Bukuri ekstreme “Vog”

Arkivat e një prej revistave më të njohura të modës për të gjitha kohët “Vog”, nuk kanë vetëm fotografi me vajza të bukura me linja simetrike të përkryera të pamjes, të fotografuara në ndonjë pozë jo të përditshme.
Përkundrazi, në shumë prej botimeve të kësaj reviste të famshme, kërkohet bukuria apo perceptimi i saj, por ndoshta ajo që do të kuptohej më mirë është si të shikohet përmes “syve të artit”.
Shikimet nuk i tërheq vetëm ajo që është e bukur “me përkufizim”, sepse e çuditshmja, bizarja, kontroversja, ekscentrikja dhe ekstremja janë “miq të ngushtë” me vëmendjen e publikut.

Gjatë viteve ‘80 të shekullit të kaluar, arkivat e “Vog” i kanë mbushur fotografi të cilat lëviznin në “zonën e sigurt”, por ka edhe shumë nga ato që dëshirojnë t’i injorojnë rregullat, rrezikojnë dhe eksperimentojnë. Rezultati është “Bukuri ekstreme në Vog” dhe gjendet në galerinë me fotografi që e shikoni më sipër.