Buzëkuqi klasik trendi i këtij viti

Buzëkuqi është klasik, por ashtu është edhe trendi i këtij viti. Por, si të zbulohet buzëkuqi më i mirë për pigmentet tuaja? Thjesht, vetëm përcillini këshillat më poshtë.

Para së gjithash, vërtetojeni nuancën e lëkurës suaj. Keni nuancë të ngrohtë apo të ftohtë? Mund t’i kontrolloni venat në anën e brendshme të nyjave: nëse ngjyra e tyre është më e gjelbër, keni nuanca të ngrohta në lëkurë, e nëse janë të kaltra, teni juaj është i ftohtë, por një gjë të tillë mund ta vëreni edhe me anën e bizhuterive.

Nëse më shumë ju shkon për shtati ari se sa argjendi, keni nuanca të ngrohta të tenit.

Nëse më mirë ju shkon për shtati argjendi, nuancat e tenit tuaj janë të ftohta. Me një ten të ngrohtë më së miri shkon ngjyra e portokalltë, përderisa tenit më të ftohtë më mirë i shkojnë për shtati nuancat e kuqe me pigmente të kaltra. Nëse edhe më tutje nuk jeni të sigurt nëse jeni tip i ftohtë apo i ngrohtë, atëherë përdoreni ngjyrën e kuqe, ngase u shkon për shtati të gjithave femrave.

 

Vendosja më e mirë:

1. Nëse dëshironi që buzëkuqi të qëndrojë sa më gjatë, vendoseni në buzë të pastra, largojeni çfarëdo qoftë balsami apo kremi para se ta vendosni atë.

2. Me një laps me nuancë të njëjtë kufizojini buzët dhe me ngjyrë mbushni brenda kufijve. Kështu që buzëkuqi që e vendosni më vonë do të qëndrojë për një kohë më të gjatë.

3. Për një dukje më precize, ngjyrën vendoseni pjesë-pjesë. Nëse e dëshironi një dukje përrallore, atëherë ngjyrën vendoseni me duar.

4. Pasi ta keni vendosur buzëkuqin, buzët shtypni në shami, e mbi të vendosni pudër, që e reflekton dritën e fytyrës. Në këtë mënyrë buzët më gjatë do ta mbajnë dukjen e tillë.

5. Mbajeni buzëkuqin gjithmonë me vete, në mënyrë që gjatë mbrëmjes t’i plotësoni vendet ku mungon ai

Komento