Ç’është peelingu?

Peelingu rekomandohet një herë në javë, mirëpo në qoftë se paraqiten të skuquarat dhe iritimet, atëherë duhet ndërruar preparatin dhe duhet shfrytëzuar sa më rrallë!

Çdo tri deri në katër javë qelizat e lëkurës do të duhej të zhdukeshin dhe do të duhej të “ekspozoheshin” të rejat, të cilat janë krijuar nën to.

Mirëpo ndonjëherë nuk ndodh edhe mu ashtu thjesht. Kur qelizat nuk bien si duhet, ato mund të shkaktojnë puçërra apo njyrë të përhimtë dhe lëkurë jo të shëndoshë.

Edhe disa faktorë të tjerë, siç janë ekspozimi i lëkurës në diell, apo ajri i ndotur, mund të shkaktojnë pasoja të ngjashme. Atëherë i vie radha peelingut – preparat për pastrim në formë kokërrash, i cili mund të përmbajë përbërës të ndryshëm, më së shpeshti me prejardhje bimore, por edhe për bazë mund të kenë edhe mjaltin, që nxisin qarkullimin e gjakut në lëkurë. /Telegrafi/