Çaj të zi për shëndet të mirë

Çaj të zi për shëndet të mirëTashmë të gjithë e njihni çajin e zi, ngase këtë çaj e konsumojnë mbi 75% të njerëzve.

Megjithatë ju nuk e dini se çaji i zi është aq i thjeshtë por që ka mjaft të mira shëndetësore.

Çaji i zi është plot me antioksidantë , prandaj është luftues i mirë i kolesterolit , ai gjithashtu përmban komplekse të quajtur TF-2 që shkakton vdekjen e qelizave të kancerit e që lejon qelizat e shëndetshme të gjalla, andaj studiuesit kanë sugjeruar që çaji i tillë është i dobishëm në parandalimin e kancerit ngase ndihmon tretjen e ushqimit dhe sistemeve riprodhuese të tilla si kanceri i zorrës së trashë, kancerin ovarian, dhe kancerin e prostatës, ndërsa studimi tjetër tregon se çaji i zi parandalon kancerin oral e që ju referohet personave që përdorin produktet e duhanit.

Vetëm një çaj i zi ofron një përqëndrim më të mirë, pa nervozizëm dhe ankth se sa një dozë kafeje.

Ndërsa studiuesit këshillojnë 4 gota çaji të zi në ditë ju ndihmon në zvogëlimin e stresit, e poashtu ky çaj përmban tanine, kimikate të cilat janë treguar për të rritur imunitetin në trupin e njeriut, transmeton Klan Kosova.