Çaji i zi ulë shtypjen e lartë të gjakut

Uljen e shtypjes së gjakut mund ta shtoni në listën e përfitimeve shëndetësore të çajit të zi. Një hulumtim Australian ka treguar se njerëzit që pijnë 3 gota çaj të zi çdo ditë rezulton në uljen e shtypjes së gjakut me 2-3 milimetra që tregon termometri.

Edhe pse kjo nuk tingëllon “shumë”, hulumtuesit thonë se edhe ulja e vogël e shtypjes së gjakut, ashtu si që ishte vërejtur gjatë procesit të hulumtimit, mund të ketë ndikim të madh në zvogëlimin e numrit të personave që kanë hipertension (shtypje e rritur e gjakut) dhe zvogëlim të rrezikut nga sëmundjet e zemrës.

Në saje të hulumtimit ishin përfshirë 95 meshkuj dhe femra me shtypje mesatare sistolike ndërmjet 115 dhe 150 mmHg. Gjysma e pjesëmarrësve kishin pirë tre gota çaj të zi çdo ditë për gjashtë muaj, kurse gjysma kishin marrë pijen placebo me sasi të njëjtë të kafeinës dhe shije të ngjashme, transmeton Femina.

Në fund të hulumtimit tek ata që kishin pirë çaj të zi ishte vërejtur ulje e shtypjes sistolike me 2-3 milimetra dhe zvogëlim të shtypjes diastolike po ashtu me 2 milimetra.

Hulumtuesit Australian për herë të parë kanë treguar se konsumimi afatgjatë i çajit të zi, ulë shtypjen e gjakut tek personat me shtypje normale të gjakut deri në atë të lartë.

Komento