Çelësi për të fshehur puçrrat në fytyrë

Çelësi për të fshehur puçrrat në fytyrëAknet janë një sëmundje e lëkurës që variojnë për nga përmasat dhe karakteristikat e tyre. Ato mund të shfaqen në moshën e pubertetit, por nuk janë të pakta rastet kur ato shfaqen edhe në moshë adulte. Për pasojë shfaqja e tyre është vërtet shqetësuese për çdo femër.

Por artisja e make – upit, Heidi Hamoud, u vjen në ndihmë femrave të cilat vuajnë nga ky shqetësim. Ajo sjell një mënyrë mjaft efikase për t’i fshehur ato.

Hamoud ka postuar një video në Youtube duke treguar teknikën që ajo ndjek për të mbuluar puçrrat dhe aknet e fytyrës. Videoja e cila u postua të premten, zgjat 10 minuta dhe deri më tani ka marrë mbi 45 mijë klikime.

“Shumë njerëz mendojnë se ju nevojitet ton për të mbuluar defektin në fytyrë, por në të vërtetë ajo që duhet, ka të bëjë me ngjyrën e pështatshme që duhet përdorur për të korrektuar puçrrat”, ka thënë Heidi.

Ajo ka këshilluar se korrektuesi me ngjyrë të gjelbër, i cili duhet të aplikohet i pari në fytyrë ndihmon në eleminimin e ngjyrës së kuqe që vjen si rezultat i irritimit të puçrrave. Më pas aplikohet me anë të një furçe edhe baza e make – up-it. Përdorimi i kësaj teknike sipas saj ka sjellë mjaft rezultat.