Celularët mplakin më shpejtë lëkurën

Eksperti britanik për kirurgji estetike, Jean Louis Sebag, i cili përkujdeset edhe për manekinen Cindy Crawford, ka konstatuar se shikimi i gjatë në displej të telefonit mobil nxit krijimin e rrudhave.

Si shkruan gazeta Daily Mail, ky kirurg vlerëson se mplakja e parakohshme e lëkurës është pasojë e smartphonëve të rinj.”Derisa jemi të koncentruar në funksionet e telefonit mobil, të tensionuar shikojmë në ekranin e vogël, mrrolemi dhe në këtë mënyrë fitojmë më shumë rrudha”, mendon eksperti.

Nëse mund t’i besohet atij, aplikacionet e numrëta me të cilat shkurtojmë kohën gjatë vozitjes në trafikun urban i kontribuojnë plakjes së parakohshme të lëkurës.

Smartphonët, siç janë “blackberry” dhe “i-phone” nuk ndikojnë vetëm në krijimin rrudhave, por edhe në mpirjen e një pjese të dorës (dhe trupit) me të cilën dërgojmë sms porosi apo thërrasim numrat.

One Comment

  1. Paska gjera shume interesante. Me plq... :)

Komento