Çfarë duhet të dini për kremin kundra diellit

vereKremi duhet të përdoret gjatë gjithë vitit dhe të mos lihet për sezonin e plazhit, sepse,  veçanërisht në periudhën janar-mars, nisin rrezatimet e dëmshme. Qëndroni në hije gjatë orëve më të dëmshme 11:00-15:00, kur aktiviteti i rrezeve të diellit është më i fortë. Kujdesuni që kremi juaj të jetë i papërshkrueshëm nga uji. Një krem mbrojtës nga dielli water-proof reziston 4 X 20 minuta të notit. Kremi vendoset në lëkurë 30 minuta përpara se të ekspozoheni në diell.

Fëmijët duhet të mbulohen me veshje të lehta, ndërsa foshnjat nën 12 muaj nuk duhet të qëndrojnë në diell. Në 20 minutat e para që jemi të ekspozuar në diell, lëkura jonë mbrohet vetë, por kujdes, kjo vetëmbrojtje zgjat VETËM 20 minuta! Shumëzojmë numrin e faktorit mbrojtës të kremit (SPF) me kohën që lëkura jonë mbrohet vetë.  P.sh një krem me SPF 15 X 20 (minutat që lëkura jonë vetëmbrohet) = 300. Kjo është kohëzgjatja e mbrojtjes nga ky krem:  300 minuta = 5 orë mbrojtje.

Komento