Çfarë duhet të keni parasysh para se të zgjidhni fustanin e nusërisë?

Çfarë duhet të keni parasysh para se të zgjidhni fustanin e nusërisë?Për të gjitha nuset e ardhshme të cilat ende nuk e kanë zgjedhur fustanin, revista “Harper’s Bazaar” rendit disa këshilla që duhet të keni parasysh.

Merrni me vete telefoni

Kur të shkoni për të provuar fustanet, merrni me vete telefonin, në mënyrë që të fotogafoni apo regjistroni çdo fustan që provoni, në çdo pozion të mundshëm. Është shumë e rëndësishme që të keni një imazh të vetes, të parë nga çdo cep.

Zgjidhni klasiken

Zgjidhni një model që nuk njeh kohë dhe që është klasik. Mos shkoni për trendin e momentit pasi ftografitë e dasmës do t’i shihni për 40 – 50 vitet e ardhshme. Është më mirë nëse vishni diçka që do të duket bukur edhe në ardhmen.

Jini mendjehapur

Provoni edhe stile fustanesh që mendoni se nuk janë për ju. Nuk janë të pakta rastet kur nuse që kërkonin një fustan të thjeshtë provuan një fustan princeshe dhe ranë në dashuri me të, transmeton tvklan.

Kur vjen puna tek velloja…

Provojeni, nëse nuk e bëni një ditë mund të pendoheni.

Këpucët

Blini dy palë këpucë. Një palë për ceremoninë dhe një palë për të kërcyer e për të bërë qejf.

Në fund të ditës, shijojeni!

Mbani mend gjithmonë që është dita e juaj dhe duhet ta shijoni në maksimu

Komento