Çfarë është Bulimia ?

Çfarë është Bulimia ?Bulimia është një çrregullim në ushqim që karakterizohet nga episode të shpeshta të dëshirës për të ngrënë, e ndjekur nga përpjekjet e furishme për të shmangur të fituarit në peshë. Ajo prek gratë dhe burrat e të gjitha moshave.

Kur ju jeni duke luftuar me buliminë, jeta është një betejë e vazhdueshme në mes të dëshirës për të humbur peshë apo të qëndroni të hollë dhe dëshirës dërrmuese për të ngrënë.

Ju nuk doni të hani sepse e dini që do të ndiheni fajtor më pas, por nuk mund t’i rezistoni dëshirës që ju bën të hani jashtë normales.

Pasi që përfundoni së ngrëni ju kaplon një panik që ju detyron të ndërmerrni masa drastike për të “ndrequr “gabimin, të tilla si stimulimi i vjelljes, ose vrapimi për dhjetë -milje. Dhe kështu ju ndiheni gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit.

A jam unë bulimik ?

Shikoni pyetjet e mëposhtme. Sa më shumë përgjigje “po” të nxirrni ka më shumë të ngjarë që ju vuani nga bulimia apo ndonjë tjetër çrregullim ushqimor.

A jeni të fiksuar me trupin dhe peshën tuaj?

A dominon në jetën tuaj ushqimi dhe dietat?

A keni frikë se kur të filloni të hani, ju nuk do të jeni në gjendje për të ndaluar?

A hani ndonjëherë deri sa ju vjen për të vjellë?

A ndjeheni faj, turp, apo depresion pasi të keni ngrënë?

A ndihmon vjellja për të kontrolluar peshën tuaj?

Komento