Çfarë është fibromialgjia?

Fibromialgjia është një formë e veçantë e reumës, e analizat e mjekëve shpesh janë në rregull dhe nuk ka shenja të inflamacionit. Nganjëherë nevojiten edhe deri pesë vjet për të përcaktuar diagnozën e saktë.

Edhe pse të paqarta, simptomat më të zakonshme janë ngurtësia, ndjeshmëria e rritur ndaj aromave, tingujve dhe dritës, ënjtja e nyjave, lodhja dhe dhimbja e cila ndryshon prej ditës në ditë. Shenjë e njohjes së sëmundjes janë edhe së paku 11 prej 18 pikave specifike në trup, të cilat dhembin kur t’i prekim.

Nuk dihet se çka e shkakton, por shkencëtarët supozojnë se ndjeshmërinë ndaj dhimbjes e nisin një varg faktorësh, siç janë gjumi i çrregullt, lëndimet, infektimet, çrregullimet e sistemit autonom nervor, stresi i tepërt…

Për arsye se simptomat varen nga moti, stresi, koha e ditës dhe nga sezoni. Për shembull, dhimbjet janë më të theksuara nga nëntori deri në mars, derisa shtangia paraqitet në mbrëmje dhe në mëngjes dhe zgjat prej disa minutave deri në disa orë. Të sëmurit shpesh kanë edhe probleme me sistemin e tretjes. Për fat të mirë, me terapi të duhur sigurohet funksionimi normal, e përveç dhimbjeve, fibromialgjia nuk ka pasojë të rënda.

Ndihmojnë ushtrimet fizike dhe pushimi.

Së bashku me pushim, dhimbjet, dhe atë për 40%, i zvogëlojnë ushtrimet e rregullta fizike, tregojnë hulumtimet. Është me rëndësi edhe të flihet mjaft, të konsumohen drithëra, ushqim i pasur me vitamina dhe minerale, si dhe shmangia nga alkooli, cigaret dhe kafeina. Për personat e prekur nga kjo sëmundje rëndësi të veçantë ka magnezi, sepse mungesa e tij pamundëson shfrytëzimin e oksigjenit në trup, gjë që shkakton lodhje dhe depresion.

Banjë e ngrohtë për gjumë më të mirë

Njerëzit që vuajnë nga fibromialgjia shpesh zgjohen të lodhur nga gjumi, edhe pse flenë 7-8 orë, e ngërçet e këmbëve dhe sindroma e këmbëve jo të qeta ua pengojnë gjumin.

Gjumit më të mirë si dhe zbutjes së dhimbjeve, si dhe shtangies së muskujve, i kontribuon banja e ngrohtë, sauna ose dushi i shpeshtë. Përveç kësaj, hulumtimet kanë treguar se si lagështia dhe nxehtësia ulin sasinë e endorfinës ose hormonit të stresit.