Çfarë i shkakton thinjat?

Çfarë i shkakton thinjat?Stresi i tepërt dhe plakja, prej kohësh shihen si dy faktorët kryesorë për shfaqjen e thinjave, por sa e vërtetë është që ankthi dhe të qenit i shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme mund të ndryshojnë ngjyrën e flokëve?

Përgjigjja në fakt është disi e komplikuar.

Teksa stresi padyshim lë shenja në trupin tonë, kur vjen puna tek thinjat shkencëtarët vijojnë ende punën kërkimore për të zbuluar se çfarë i shkakton dhe studimet e deritanishme sugjerojnë se ekzistojnë disa faktorë që infuencojnë në sasinë e ngjyrës gri në kokën tonë.

Thinjat shkaktohen nga melanocitet, qelizat përgjegjëse për ngjyrën e flokëve. Me kalimin e viteve melanocitet dobësohen dhe vdesin, që do të thotë se flokët nuk marrin më ngjyrë.

Ky është një proces natyral i plakjes, i njohur si stresi oksidativ, por që nuk ka lidhje me stresin emocional.

A ekziston në të vërtetë një lidhje mes këtij të fundit dhe procesit natyral të zbardhjes së flokëve?

Sipas ekspertëve, pa studime të shtrira në kohë, në një grup të madh njerëzish nuk mund të përcaktohet një lidhje mes tyre.

Shkencëtarët thonë se gjendja e stresit ka më shumë gjasë që të shkaktojë rënie të flokëve sesa thinja.

Me pak fjalë, nëse shihni flokë gri në kokën tuaj ato nuk vijnë si pasojë e stresit, por e moshës dhe e genit të quajtur IRF4, që sipas shkencëtarëve britanikë, është një ndër shkaktarët, sëbashku me disa faktorë të tjerë si duhani, ndotja e ajrit dhe të mos ushqyerit shëndetshëm.

Komento