Çfarë kuptimi kanë këpucët tuaja për meshkujt

A e keni ditur se kur meshkujt shikojnë këmbët tuaja, ata nuk e bëjnë këtë vetëm që të kënaqen me bukurinë e tyre, por edhe për të parë se çfarë keni mbathur.

Është konstatuar se meshkujt formojnë një mendim të parë për femrat edhe në bazë të asaj që ajo ka mbathur. Ja disa të dhëna interesante.

Nëse keni mbathur atlete të shtrenjta
Mashkulli do të mendojë: “Ajo ose është sportiste që fiton shumë, ose është dikush që me gjithë dëshirë do të ma paguajë ndonjë pije, drekë… Apo, thjeshtë i pëlqejnë këpucët sportive. Shpresoj që të mos jetë tepër mendjemadhe”.

– Nëse keni mbathur atlete të thjeshta
Ai do të mendojë: “Është e lumtur në martesë dhe nuk është e mirë në shtrat. Nëse nuk është edhe kështu, atëherë ajo thjeshtë nuk i kushton aq rëndësi pamjes së jashtme”.

Nëse keni mbathur këpucë, çizme të shkëlqyeshme lëkure, me taka të larta
Mashkulli do të mendojë: “Ajo me të vërtetë është e dashuruar me veten e saj, por kjo i rri shumë mirë”.

Nëse keni mbathur këpucë të stilit ‘retro’
Mashkulli do të mendojë: “Uau, me gjasë kjo është një femër inteligjente. Duket se sonte do të kaloj një mbrëmje për mrekulli me këtë femër të arsimuar, e cila megjithatë, me gjasë nuk fiton shumë”.

Nëse keni mbathur këpucë të zeza, me taka jo të lartaDo të mendojë: “Hëm… Kjo është një femër që ka një punë me përgjegjësi, fiton shumë dhe i pëlqen moda klasike. Mund të jetë edhe pak mendjemadhe”.

Nëse keni mbathur këpucë të thjeshta ngjyrë kafe
Ai do të mendojë: “Ngjyra kafe është ngjyrë e dheut, planetit, sinqeritetit… Me gjasë bëhet fjalë për një vajzë demode, e cila që në fillim të lidhjes do të insistojë në fejesë. A dua unë me të vërtetë që të martohem dhe të kem fëmijë?”.

Nëse mbathni “mokasine”
Ai do të mendojë: “Uh, femër e shtresës së lartë. Me gjasë është edukuar që të jetë e thjeshtë dhe modeste”.

Nëse keni mbathur këpucë klasike, pa ndonjë veçanti.Ai do të mendojë: “Ja edhe një femër konservatore. Me gjasë i pëlqen që të shkojë në koncerte të muzikës klasike, apo të bendeve, për të cilët nuk kam dëgjuar kurrë. Sa e mërzitshme që është…”.

– Nëse keni mbathur këpucë “Dr Martens
Ai do të mendojë: “Pa dyshim bën pjesë në ndonjë bend, apo të paktën ka qenë në të kaluarën pjesë e ndonjë grupi muzikor. Apo ndoshta e dëshiron një gjë të tillë…”.

– Nëse keni mbathur çizme kaubojs
Mashkulli do të mendojë: “Uh, Amazonia! Ka edhe diçka seksi”.

-Nëse ju sheh me sandale sportive
Ai do të mendojë: “Ndoshta i pëlqen ‘surfimi’, është flirtuese dhe me gjasë puthet për mrekulli. Po, asaj me të vërtetë i pëlqejnë meshkujt! Ndoshta kjo është tepër për shijen time… do të shohim”.

Nëse ju sheh me nallane
Mashkulli do të mendojë: “Ndoshta është mjeke e re që ka dalë në pauzë…Mrekulli! Mundet të ketë vetëbesim tepër të lartë, apo thjeshtë është e çuditshme”.

Cilat janë defektet që i krijojnë trupit takat e larta?

Veshja e takave të larta mund të ndikojë negativisht në nyjat e këmbëve, sepse pesha e gjithë trupit përqendrohet në këtë pikë. Veshja e këpucëve me taka të larta sjell probleme dhe komplikacione të ndryshme. Specialistët këshillojnë veshjen e takave nga 3-5 cm.

Ata theksojnë se edhe këpucët e sheshta nuk janë të këshillueshme për t’u veshur. Këpucët me taka normale ortopedike janë shumë të mira për këmbët, në këtë mënyrë kryet normalisht qarkullimi i gjakut. Veshja e takave të larta mund të sjellë probleme me gjunjët dhe me shpinën. Shumë femra pranojnë se takat e larta i lodhin shumë, por ato e tolerojnë këtë për t’u dukur më të gjata, moderne dhe me stil.

Sipas një studimi, 37 për qind e femrave tregojnë se do të vazhdojnë të veshin taka të larta edhe pse nuk ndihen aspak rehat me to. Osteoartriti është një formë e ngjashme me artritin dhe prek më shumë femrat. Si rezultat, takat e larta mund të shkaktojnë dhimbje këmbësh dhe deformime gishtash. Të shumta janë gratë që u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale për të rregulluar gishtat e deformuar, që shkaktohen nga takat e larta. Problemet nuk mbarojnë këtu.

Nyjat e këmbës, gjunjët dhe pjesa e legenit mund të pësojnë deformime për shkak të takave shumë të larta. Një përqindje shumë e vogël njerëzish kanë lindur me probleme në këmbë. Shumë femra nuk tregojnë kujdes për këmbët e tyre. Ato janë të predispozuara 4 herë më shumë se meshkujt për sa u përket problemeve me këmbët.

3 Comments

  1. shume te bukura jane kepucet sa lek i shet

  2. cato qe jne qizme shume te bukura por edhe ato tjerat
    shume te bukuraaaaaaaaaaaa

  3. hej a e din naj kush bre qysh me gjet numrin e telit se po du me i porosit ne pal

Komento