Çfarë mendojnë meshkujt kur bëjnë dashuri?!

Të gjitha femrat duan të dinë se çfarë mendojnë meshkujt kur bëjnë dashuri… dhe përgjigjja është befasuese… Mësoni se çfarë mendojë pragmatikët, ëndërrimtarët apo të ekzaltuarit në lidhje me raportin intim apo partneret që kanë në krah.

Hedonistët

Dua të provojë maksimumin e kënaqësisë! Ideja që mund të bëj pjesë në top listën e tretë më motivon jashtëzakonisht shumë!”, thotë Roberto, 34 vjeç, jeton për të sfiduar. “

Gëzoj çastet më të mirat e momentit. Mendoj se po ndajë diçka unike me një person shumë të bukur. Përqendrohem mbi shikimin, mbi përkëdheljet dhe refleksionet”, Rikardo, 46 vjeç, profesor i filozofisë. “Dua të provojë kënaqësi që si kam provuar kurrë më parë. Kur bëj dashuri, ndonjëherë mendoj edhe për diçka të keqe që mund t’i ketë ndodhur ndonjë të njohuri ose edhe për ndonjë vajzë që edhe pse është 35 vjeçe është ende e virgjër”,-thotë Arturi, 31 vjeç, sociolog.

Pragmatikët

Gjatë momenteve të para në shtrat, pyes veten ku do t’i ketë vendosur mamaja ime prezervativët…”, thotë Stefano, 28 vjeçe, i ri aktiv plot shpresa… “Nëse ka ciklin? Kjo është pyetja që më shqetëson më shumë se çdo gjë tjetër”,- Gilberto, 30 vjeç gazetar. “Pyes gjithmonë nëse do me dritë apo jo? Nëse dëshiron në shtrat apo në divan? Aq shumë shqetësohem për të sa harroj se çfarë dua unë!”,- thotë Davide, 32 vjeç, teknik kompjuteri. “Do të fle këtu te unë apo do shkojë në shtëpinë e saj? Pasi do më pëlqente të hanim mëngjesin së bashku”,-thotë Alesandro, 35 vjeç. “Mendoj për gjëra koti! Shpresoj të mos e vë re që e vë në punë lavatriçen njëherë në muaj, dhe nuk e sheh rrëmujën në kuzhinë… ose shpresoj që të besoj se jam alergjik ndaj pastërtisë”,-Mirko, 39 vjeç stilist.

Ëndërrues

“Mendoj për kolegen time që është jashtëzakonisht e bukur…mos u fyej! Besoj se nuk jam në lartësinë tënde”,- Luka, 30 vjeç, teknik. “Kemi një vit që duam të kemi një fëmijë, dhe sa herë bëjmë dashuri mendoj se është ajo e duhura”,- Mario, 32 vjeç, barist. “Kam një ëndërr në sirtar. Kur të jem në pension do të më pëlqente të shkoja të jetoja në Meksikë! Kur bëj dashuri me gruan time, ëndërroj sikur jam atje! Në pyll apo ndonjë plazh!”,- thotë Xhovani, 43 vjeç, piktor.

Penduesit

“Kur nuk më pëlqen shumë, mendoj për justifikimin për të shkuar në shtëpinë time”,- Maurizio, 36 vjeç, fotograf. “Ndërsa bëj dashuri me vajzën e radhës, pyes veten nëse shoqja e saj do të ishte më e mirë se kjo”,- Mattia, 30 vjeç, aktor teatri. “Kur kam një lidhje me një vajzë, bëj shpejt llogaritë nëse mund të dal edhe njëherë tjetër me të”,- Carlo, 31 vjeç. “Gjithmonë bëj krahasime, gjoksi, këmbët, ajo bëri këtë, ajo tjetra bënte atë e kështu me radhë”,- Vincenzo, 31 vjeç, parukier.

Të ekzaltuarit

“Mendoj gjëra që nuk duhet për motrën e saj…’,- tregon Matteo, 31vjec, magazinier. “Shpresoj që të bie në joshjen trio. Shpresoj që sa herë që bëjmë dashuri ajo të më thotë se ka dëshirë ta provojmë tre”,- Giulio, 36 vjeç. “Është e çuditshme, kur bëj dashuri mendoj për histori absurde, për shembull që ajo më tradhton me një tjetër, e di torturoj vetveten!”,- Antonio, 30 vjeç, inxhinier mjedisi. “Më ndodh që të mendoj për bisedat telefonike me nënën time…nuk është normale?!”,- rrëfen Enrico, 35 vjeç, arkitekt./yllpress/

Komento