Çfarë mund t’i lejojë vetes një një femër me stil

Një femër me stil dallohet për nga modestia e saj dhe për nga stili i përkryer. Para së gjithash duhet të jetë e edukuar mirë e aty mund të ndikojë edhe dukja e saj fizike. Një damë  e vërtetë është gjithmonë në hap me kohën, është unike dhe ka besim në veten e saj.

Ajo gjithmonë është vetvetja, nuk mashtron, prandaj termi ‘damë’ nuk është  i dalë mode. Prandaj veprimet e saj janë gjithmonë  me vlerë dhe gjithmonë duhet t’i kemi parasysh.

Aktorja Italiane Monika Beluçi është njëra ndër  femrat më të dëshiruara, njëherësh është edhe një damë e vërtetë.

Duar të buta

Duart duhet t’i keni kujdes gjithmonë. Pas çdo pastrimi i lëmoni mirë dhe një herë në javë bëni një piling. Thonjtë i lyeni me lak pa ngjyrë.

Flokë të shëndetshëm

Flokët gjithmonë duhet të jenë të pastra dhe të rregulluara mirë. Prerja e flokut  është e domosdoshme, ngase ato do të jenë më të begatshme. Nëse i ngjyrosni ato, detyrimisht bëjeni me ngjyrë kualitative.

Lekur të bukur
Nuk ekziston ndonjë situatë  në të cilën do t’i lejonit vetes suaj, për të mos pastruar fytyrën tuaj çdo mbrëmje dhe çdo mëngjes. Një herë në javë bëni një piling, dhe nëse keni mundësi  rregullisht vizitoni kosmetologun. Më mirë do të ishte të zgjoheni pak më herët dhe të  ndaheni me shtratin tuaj , se nga lëkura juaj e bukur.

Dhëmbë të shëndoshë
Për të mos pasur një kundërmim nga goja juaj, atëherë pas çdo shujte duhet t’i pastroni dhëmbët. Vizitat e shpeshta te dentisti janë të domosdoshme.

Gjithmonë e pastër
Nëse pretendoni për të pasur titullin e një dame,  trupin duhet ta pastroni çdo ditë e nganjëherë edhe më shpesh. Veshja juaj gjithmonë duhet të jetë perfekte, e hekurosur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kualitative. Parfumi duhet i njëjtë me dukjen tuaj.

Aftësia për grim
Grimi festim është gjithmonë për mbrëmje dhe nuk është e mirë gjatë ditës, kësaj gjithmonë i përmbahet një damë e vërtetë. Ngjyrat të cilat nuk janë në trend nuk vijnë në shprehje. Dhe për fund, kurrë mos u grimosni në një vend publik.

Çfarë nuk duhet
të ketë një damë

Silikon

Një femër me stil  nuk lejon asgjë artificiale dhe të tepruar në trupin e saj, a aty përfshihet edhe silokoni. Prandaj madhësinë dhe fortësinë e gjinjve tuaj e mbani me ndihmën e ushtrimeve dhe ushqimit të shëndoshë. Madhësia nuk është edhe aq e rëndësishme, rëndësia është tek kujdesi që keni ju për to.

Kurrë mos ia lejoni vetes për të tepruar me grim. Ai detal dërgon porosi të keqe, se jeni  e parregulluar mirë dhe se nuk kujdeseni për veten tuaj. Prandaj gjithmonë nisemi nga ajo thënia nëse nuk kujdeseni për veten tuaj, nuk kujdeseni as për të tjerët.

Nuk ka mustaqe
Largimi i qimeve nga fytyra dhe trupi juaj është i domosdoshëm. Ato janë të rezervuara për meshkuj. Nëse keni, gjithmonë depiloni ato dhe detyrimisht mbani në mend për të vendosur më shumë pluhur.

Nuk ka tatuazhe

Ditëve të sotme tatuazhet duket të jenë mjaft ekzotike, por diçka e tillë më së shumti u shkon për shtati gjeneratave më të reja. Mirëpo gjithmonë do të duhej ta mendonit një herë. Tash ndoshta jeni të rinj, por rinia nuk është e përjetshme. Do të vijë një kohë kur tatuazhi juaj do t’ju duket vulgar.

Nuk e tepron me stoli
Bizhuteritë nuk duhet të jenë të mëdha dhe të bien në sy, ngase damat e vërteta vendosin vetëm bizhuteri të sofistikuara. Natyrisht ato duhet të jetë të vërteta ngase ato false nuk vijnë në shprehje. Nëse nuk është i çmueshëm, atëherë më mirë fare pa të.

Nuk ka çorape të shqyera
Çorapet duhet të jenë të përsosura, duhet të jenë të përshtatshme me këmbën tuaj dhe nuk duhet të jenë tepër të ngushta. Gjithmonë duhet të posedoni edhe një palë rezervë për çdo rast.

Komento