Çfarë ndikon në dëshirën seksuale të femrave

Çfarë ndikon në dëshirën seksuale të femraveFakti që ushqimi ka ndikim në jetën seksuale të një çifti është i njohur, pasi shumë ushqime mund të shtojnë dëshirën seksuale.

Një studim i fundit amerikan i zhvilluar nga University of California (SHBA), ka zbuluar një lidhje mes urisë së femrave dhe dëshirës së tyre seksuale.

Ekipi i studiuesve zhvilloi një eksperiment mbi 20 femra, në dy momente të ndryshme. Grupi i femrave u vunë përballë imazheve ku shfaqeshin çifte në sjellje romantike, duke u puthur dhe prekur, në një moment të parë gjatë kohës që femrat kishin tetë orë pa ngrënë, ndërsa në momentin e dytë sapo kishin konsumuar një akullore me 500 kalori.

Nga krahasimi rezultati ishte shumë i qartë, ndërsa në rastin e parë femrat kishin reagime jo me shumë kuptim, pasi kishin konsumuar reagonin më shumë ndaj impulseve seksuale.

Sipas ekipit të studiuesve një gjë e tillë tregon se kur një femër është e uritur, oreksi e shpërqendron nga dëshira seksuale, pasi sistemi nervor i jep më shumë rëndësi urisë.

Në këtë mënyrë thuhet se kur një femër ka uri dhe organizmi i saj ka nevojë për kalori, nuk arrin të përqendrohet në dëshirat e saj dhe performanca seksuale nuk do jetë e mirë. Kështu që nëse keni dëshirë të kaloni një natë të nxehtë me partnerin, në fillim hani dhe pastaj mendoni për të tjerat.