Çfarë ndodh me trurin gjatë një orgazme?

Ndjesisë më të çuditshme nëpërmjet të cilës kalon trupi i njeriut gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale tashmë i është bërë një shpjegim shkencor.

Një ekip kërkuesish të universitetit Rogjers në Nju Xhersi kanë realizuar një video prej 5 minutash ku mund të shikohet se çfarë i ndodh trurit të njeriut gjatë një orgazme.

Eksperimenti është bërë nga 54- vjeçarja eksperte seksi Nan Wise, duke u lidhur me një skaner që pasqyronte gjithçka që do t`i ndodhte trurit të saj gruaja i është nënshtruar ngacmimeve të vullnetshme seksuale.

Nga ky eksperiment u zbulua se janë 80 zona të trurit të cilat ngacmohen gjatë një orgazme.

Sipas studiuesve qëllimi kryesor ishte të kuptohej se si përcillej një orgazëm në tru dhe cilat ishin zonat e trurit që reagonin menjëherë ndaj saj.

Zonat e trurit që ngacmohen gjatë një orgazme, rikthehen në gjendjen e tyre të mëparshme vetëm pak minuta pas kthimit të normalitetit.

Komento