Çfarë ndodh në trupin tonë me rastin e përqafimit?

Çfarë ndodh në trupin tonë me rastin e përqafimit?Një përqafim i sinqertë i mikut të dashur apo i partnerit mund të ketë ndikim të fuqishëm në trupin tonë. Sikur edhe të qeshurit, shkencëtarët kanë zbuluar që edhe përqafimet kanë veti shëruese.

Hulumtimet tregojnë që përqafimi ka efekt të madh në shërimin e sëmundjeve të ndryshme fizike, si edhe të vetmisë, depresionit, ankthit dhe stresit.

Në studimin i cili është bërë në Universitetin e Karolinës Veriore, studiuesit kanë zbuluar që përqafimet shtojnë nivelin e hormonit të “lidhjeve” – oksitocinës, ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës, ulin nivelin e lartë të gjakut dhe nivelin e hormonit të stresit – kortizolit.

Si reagon trupi ynë ndaj përqafimit?

Sipas hulumtimit të bërën Universitetin në Karolinën Veriore, kur çifti i dashuruar përqafohet për 20 sekonda, trupi i tyre dukshëm do të shtojë nivelin e oksitocinës, hormon i cili më së shumti tajit gjatë lindjes dhe ushqimit të foshnjës me qumësht nëne. Gjithashtu, edhe përqafimi miqësor ka shënuar rritje të dukshme, por jo si përqafimi dashuror.

Ndërkohë, niveli i kortizolit – hormon i stresit, dukshëm është zvogëluar te femrat, si edhe tensioni i lartë i gjakut.

Udhëheqësi i hulumtimit dhe psikologu dr. Karen Grewen, thotë: “Përkrahja e partnerit lidhet bashkë me sasinë më të madhe të oksitocinës edhe te meshkujt, edhe te femrat. Mirëpo, rëndësia e oksitocinës dhe faktorët e saj potencialë kardioprotektiv mund të jenë më e mëdha te femrat”.

Në studimin tjetër lidhur me përqafimet, i cili është bërë në kuadër të Projektit tëNestlé Happily Helathy,kanë marrë pjesë pothuajse 60.000 njerëz nga Australia.

Në krye të projektit ka qenë dr. Anthony Grant, psikolog në Universitetin e Sidnejit dhe Galaxy Research, i cili në përfundim të studimit ka konstatuar: “Shkenca na thotë që prekja ka ndikim shumë të fuqishëm në shëndetin fizik dhe mendor. Është dëshmuar që prekja ul shtypjen e gjakut dhe shkalën e rrahjeve të zemrës, shton sistemin imun dhe zbut dhembjen. Përqafimet lirojnë oksitocinën, hormon i cili i i bën njerëzit të ndihen të sigurt dhe i cili ul nivelin e kortizolit me ç’rast ul stresin, vështirësitë dhe vetminë”.

Me rastin e përqafimeve, të cilat zgjasin më shumë se 20 sekonda, trupi ynë liron hormonin i cili quhet oksitocinë. Ky hormon mund të ndihmojë në uljen e shtypjes së gjakut, të zvogëlojë nivelin e kortizolit –  hormonin e stresit, ndërkaq gjithashtu besohet që oksitocina në tru mund të shkaktojë ndjenja kënaqësie, butësie dhe lidhshmërie.

Përparësitë e përqafimit

Njerëzit janë qenie shoqërore, për ç’gjë dëshmojnë edhe studime të shumta të cilat tregojnë që ata të cilët mbajnë lidhje të afërta dhe miqësore, si edhe ata të cilët janë të martuar, janë fizikisht dhe psikikisht të shëndetshëm. Hulumtimet tregojnë që përqafimi i sinqertë, në të cilin dy zemra janë të afruara pranë njëra-tjetrës, mund t’i kenë këto përparësi:

–        Përqafimi ndërton besimin dhe ndjenjën e sigurisë. Përqafimi ndihmon në komunikimin e hapur dhe të sinqertë.

–        Përqafimet mund të shtojnë nivelin e oksitocinës (përparësitë e saj i kemi theksuar më sipër).

–        Përqafimet e gjata rrisin nivelin e serotoninës, hormon i cili është përgjegjës për krijimin e gjendjes pozitive shpirtërore dhe për ndjenjë të përgjithshme të lumturisë.

–        Përqafimi rrit sistemin imun. Ai stimulon gjëndrën timus, e cila rregullon dhe balancon prodhimin trupor të rruazave të bardha të gjakut.

–        Përqafimi relakson muskujt dhe tendosjen e trupit. Gjithashtu, përqafimet mund të zbusin dhembjen.

–        Përqafimi i mirë pa dyshim ul nivelin hormonit të stresit – kortizolit.

–        Përqafimi mund të përmirësojnë humorin.

Komento