Çfarë ndodh nëse e teprojmë me karbohidrate

Nëse nuk u përmbaheni sugjerimeve rreth sasisë së konsumuar, apo nëse e shtoni atë sasi të karbohidrateve, mund të shkaktoni infeksione në trup, të cilat mund të nxisin zhvillimin e sëmundjeve të enëve të gjakut, kancerit dhe diabetit, tipi 2.

Se konsumimi i tepërt i karbohidrateve aktivizon gjenet, të cilat shkaktojnë infeksione në organizëm kanë vërtetuar edhe ekspertët nga universiteti norvegjez i teknologjisë, të cilët në studimin e tyre kishin përfshirë rreth 32 persona me mbipeshë.

Të anketuarit për gjashtë ditë kishin konsumuar shujta në me ushqim pluhur që përmbanin 65% karbohidrate, 15% proteina dhe 20% yndyrë.

Më pas nuk kishin aplikuar kurrfarë regjimi të caktuar për një javë rresht, ku më pas për gjashtë ditë e kishin përgjysmuar konsumin me karbohidrate dhe e kishin dyfishuar konsumin e proteinave dhe yndyrave.

Udhëheqësja e studimeve kishte theksuar se si e kishin vërtetuar ndikimin pozitiv të konsumit të disa shujtave brenda ditës dhe se ushqimi me shumë karbohidrate te të anketuarit kishte ndikuar negativisht në sasinë molekulare.

“Në ushqimin e shëndoshë përfshihen lloje specifike të ushqimeve, kështu që e minimizojnë nevojën e trupit për sekretim të insulinës. Sekretimi i insulinës është mekanizëm mbrojtës karshi sasisë së tepruar të glukozës, e nuk ka rëndësi nëse ajo glukozë vjen nga sheqeri apo karbohidratet më pak të ëmbla”, shpjegon Berit Xhohansen.

Komento