Çfarë ndodh nëse i shkulni qimet nga hunda!

Çfarë ndodh nëse i shkulni qimet nga hunda!I famshmi dr. Oz shpjegoi pasojat e disa shprehive të zakonshme, për të cilat shumica janë të prirë, si shkulja e qimeve nga hunda dhe të shkuarit në shtrat me dhëmbë të papastruar.

A është me të vërtetë ide e keqe ta qërojmë lëkurën e djegur nga dielli apo t’i shkulim qimet nga hunda? Doktor Mehmet Oz kësaj radhe zbulon pasojat e katër shprehive të zakonshme të shumë njerëzve.

Çfarë ndodh në qoftë se shkoni në shtrat pa i pastruar dhëmbët?

Nëse këtë e bëni shumë rrallë, atëherë nuk është ndonjë problem i madh. Problemi më i madh është fakti që gjatë natës, gjatë gjumit, gojët tona bëhen më të thata se zakonisht, ndërsa baktereve u pëlqen kur është thatë, transmeton Koha.net. Baktereve u pëlqen ambienti i errët dhe i lagësht, për shkak se atëherë shumohen. Nëse e anashkaloni larjen e dhëmbëve, më mirë këtë veprim anashkalojeni në mëngjes sesa para gjumit. “Era e gojës nuk do të jetë e freskët, por ajo është më pak e dëmshme për dhëmbët se në qoftë se nuk i pastroni para gjumit”, këshillon Dr. Oz.

Çfarë ndodh në qoftë se e qëroni lëkurën e djegur nga dielli?

Pas djegies nga dielli lëkura fillon të qërohet. Kur e qëroni lëkurën tuaj, ju mund ta dëmtoni edhe lëkurën e cila ndodhet nën shtresën e sipërme. Sigurohuni që të përdorni mbrojtje kundër diellit kur të ekspozoheni në diell. Nëse ndodh që të keni djegie nga dielli në lëkurë, aplikoni aloe vera. Në këtë mënyrë do ta mbroni lëkurën e re nën shtresën e lëkurës, e cila qërohet dhe nuk do të tundoheni ta qëroni vetë lëkurën.

Çfarë ndodh nëse i shkulni qimet nga hunda?

Njerëzve u pëlqen ta “ngacmojnë” hundën. “Njerëzve u flas për ‘trekëndëshin e vdekjes’, ky është trekëndëshi mes hundës dhe gojës. Nëse nga kjo pjesë i shkulni qimet, do të shfaqet gjaku. Gjaku ua mundëson baktereve në hundë që të shumëfishohen, transmeton Koha.net. Meqë venave në pjesën e fytyrës u mungojnë ‘valvulet e sigurisë’, teorikisht bakteret mund të hyjnë në gjak dhe të shkaktojnë infeksion diku tjetër në trup. Kurrë mos i shkulni qimet nga hunda”, këshillon mjeku i famshëm.

Çfarë ndodh në qoftë se e pini një gotë verë derisa jeni duke marrë antibiotikë?

Nëse pini alkool ndërsa merrni antibiotikë, tabletat do të vazhdojnë të luftojnë kundër baktereve. Megjithatë, përzierja e alkoolit me medikamente mund të shkaktojë efekte anësore, si të përziera dhe marramendje. Dihet se kombinimi i disa antibiotikëve dhe alkoolit mund të ketë pasoja serioze. Sido që të jetë, është më mirë ta shmangni alkoolin derisa nuk bëni më mirë.