Çfarë i ndodh trupit tuaj kur flini me flokë të lagur

Nëse e keni zakon që të shkoni të flini menjëherë pas dushit me kokë të lagur, lexoni disa nga arsyet se pse nuk duhet ta bëni më këtë veprim.

Flokët e lagur shkaktojnë dhimbje koke, kjo pasi temperatura e trupit ulet deri në temperaturën e dhomës, në fazat e para të gjumit. Kjo gjë mund të shkaktojë të ftohura dhe dhimbje të mëdha koke të nesërmen.

Ndihmojnë në përhapjen e baktereve/kërpudhave: jastëku është vendi ideal ku mund të rriten një gamë e gjerë mikrobesh, bakteresh, kërpudhash etj. Këto mikroorganizma ushqehen nga lëkura e vdekur e kokës dhe shumohen në kohë shumë të shpejtë.

Ju shkaktojnë kruajtje

Kur flini me flokë të lagur, lagështia formon një barriere në lëkurën e kokës duke ju shkaktuar kruajtje.

Infeksionet

Lagia e jastëkut do të krijojë një mjedis ideal për rritjen e baktereve.

Dhimbje të muskujve

Flokët e lagur çojnë në ndryshimin e temperaturës së trupit tuaj. Si pasojë muskujt do të kontraktohen duke ju shkaktuar dhimbje apo në rastin më të keq paralizë të fytyrës.

Zbokth

Kur mbani lëkurën e kokës me lagështi për disa orë, kjo e fundit do të bllokojë funksionin parësor të gjëndrave dhjamore në kokë.

Këto gjëndra do të prodhojnë më shumë vaj ose do të zvogëlojnë prodhimin e yndyrës duke prishur balancën e pH të kokës.

Komento