Çfarë ngjyre duhet të kenë thonjtë tuaj në plazh?

E hirta metalike, e arta dhe e kadifenjta do të shkëlqejnë në maksimum nëse në fund i lyeni me një shtresë shkëlqyese mbrojtëse.

Ngjyrat që përzgjedhim tregojnë për karakterin tonë, gjë që e kanë ditur edhe vet egjiptianët e lashtë. Vera nuk mund të paramendohet pa një laramani të ngjyrave të gëzueshme, të gjalla dhe të ndezura.

Në mënyrë që edhe ju të jeni në trend dhe që gjatë ditëve të nxehta të verës të jeni në qendër të vëmendjes, stolisni thonjtë e këmbëve me ngjyra neoni, thonë ekspertët.

Këtë verë, dallohen nuancat intensive të së verdhës dhe të portokalltës, por nuk do të gaboni as nëse përcaktoheni për ngjyrën tanimë të dëshmuar – ngjyrën vjollcë.

Thonjtë mund t’i lyeni edhe me ngjyra të ftohta metalike. E hirta metalike, e arta dhe e kadifenjta do të shkëlqejnë në maksimum nëse në fund i lyeni me një shtresë shkëlqyese mbrojtëse.

Elegancën verore do ta theksojnë edhe ngjyrat që gjithmonë kanë qenë në trend, sikur që është e kuqja dhe e kuqërremta.

Ngjyrat ndikojnë në disponim, pohojnë ekspertët. Nëse i stolisni thonjtë me ngjyra të ndezura, sikur që është e verdha, e kaltra, apo e kuqërremta, ditët verore të kaluara duke punuar do të durohen më lehtë.

Komento