Cfarë nuk duhet të hani në takimin e parë

Rregulli i parë : Supë

Ju nuk duhet të hani as më shumë e as më pak se femra që ju keni zgjedhur për të dalë me të. Nëse ajo ka porositur meze, atëherë edhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Kurrë mos porositni supë, sepse nuk ka asgjë më të pakëndshme. Supa nuk preferohet në takimin e parë sepse është e nxehtë dhe është e vështirë për t’u ngrënë dhe ju në pamje nuk do të dukeni aspak të freskët.

Rregulli i dytë: Sallatë
Sallata nuk preferohet në takimin e parë sepse femrat menjëherë do të mendojnë që ju jeni të brengosur për peshën tuaj, apo ajo do të mendojë se ju dëshironi të dukeni më i civilizuar. Mund të dukeni qesharak dhe i mërzitshëm.

Rregulli i tretë: Misër

Misri është ushqimi më i bezdisshëm. Është vështirë të tretet dhe mundet shumë lehtë të mbetet nëpër dhëmbët tuaj dhe ju shkakton një ndjenjë jo të rehatshme.

Rregulli i katërt: Karavidhe

Karavidhet janë shumë të shijshme, por nuk preferohen në takimin e parë .Nuk janë aspak të përshtatshme për t’u ngrënë. Ju për një moment edhe mund të dukeni sikur jeni duke “shitur mend” te e dashura juaj e ardhshme.

Rregulli i pestë: Hamburger
Hamburgeri nuk preferohet aspak në takimin e parë . Këto ushqime më shumë preferohen kur ju keni hyr në një marrëdhënie.

Rregulli i gjashtë:Qumësht
Kurrë mos porositni nga menyja e fëmijëve. Nuk keni arsye pse të porosisni qumësht, pas darke ju mund të pini ndonjë kafe. Nëse merrni qumësht, atëherë femra do të mendojë që ju jeni një mashkull-fëmijë,i cili duhet të pijë një gotë qumësht për të fjetur.

Komento