Çfarë se shkakton mavijosjen?

Çfarë se shkakton mavijosjen?Koha e nxehtë më në fund erdhi, dhe kjo do të thotë se është koha të ekspozoni këmbët me funde dhe pantollona të shkurta.

Kuptojeni se çfarë duhet fajësuar për njollat e zeza në trup dhe përcjellni këto truqe të aprovuara nga mjekët, të përshpejtoni procesin e shërimit.

Çfarë se shkakton mavijosjen?

Kapilaret janë enë të vogla të gjakut që transportojnë ushqimin ndërmjet gjakut dhe indeve përreth, dhe çdo ndryshim në ato mund të çë në mavijosje. Pra, kemi kapilare të vogla që mbrohen nga indi(kolagjeni) dhe lëkura. Gjithçka që shkakton hollimin e lëkurës apo uljen e nivelit të kolagjenit, apo muret aktuale të kapilareve të dobësohen, do e rrisë mundësinë që të keni mavijosje. Disa zona kanë më pak mbrojtje dhe janë më të prirura për mavijosje. Dz vitaminat që ju duhen të parandaloni atë janë vitamina C dhe K. Dhe për fat të keq, disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj mavijosjes se të tjerët, pasiqë lëkura e tyre është transparente(e zbehtë).

Si të përshpejtoni procesin e shërimit?

Nëse mavijosja juaj ndryshon ngjyrë, është shenjë e mirë. Ajo që fillon si e kuqe- vjollcë e errët eventualisht bëhet e gjelbër-verdhë, e pastaj në kafe-e artë dhe zhduket. Mirëpo ky proces ndonjëherë zgjat si përgjithmonë!

Ka shumë medikamente që mund të përdoren në bazë ditore që të evitohet mavijosja, Dermend Moisturizing Bruise Formula Cream është një nga ato, mund të përdoret edhe në vendin e mavijosur pasiqë mban arneka- një lule që rrit qarkullimin e gjakut dhe traton ndezjen e lëkurës.

Nëse keni mungesë vitaminash, gëlltitja e vitaminës C dhe K qoftë me ushqim, qoftë me si suplemete, do ju ndihmojë të parandaloni mavijosjen konstante ndërsa aplikimi topikal do të ndihmojë të largoni atë. Provoni të aplikoni VI Der, Vitamin C Topical Serum në pjesët që mavijoseni zakonisht, para se t`ju paraqiten. Konsumini i ananasit është i rekomanduar pasiqë përmban enzimën e quajtur “bromelain” që ndihmon në reduktimin e gungave. Edhe akulli ndihmon në reduktimin e ndezjes dhe dhimbjes së mundshme.

Opcionet më të mira për kamuflazh

Përderisa jeni duke pritur që mavijosja të zbehet krejtësisht, mund të përdorni diçka që ta mbuloni pjesën e mavijosur. Një nga brendet më të mira është Cover FX, këto produkte kanë mbulesë të errët me tone të ndryshme të lëkurës dhe sigurojnë mbulim të shkëlqyer. Thjeshtë vëne lehtë në vendin e duhur dhepërziej me majen e gishtave. Pasiqë mavijosja është më pak e dukshme në lëkurë të errët, shkëmbeni hidratimin e përditshëm me locionin për lyerje të trupit.