Çfarë të bëni kur adoleshentët ju gënjejnë

Kur fëmija në moshën adoleshente gënjen dhe refuzon të dëgjojë, prindërit në rastet më të shpeshta reagojnë në dy mënyra: etiketojnë fëmijën, bërtasin tek ai, kërcënojnë se do t’jua ndalojnë daljen apo tentojnë duke i folur: “Më ke gënjyer edhe kësaj radhe, por ta dish se nëse ndodh në të ardhmen, nuk do të mundesh që…”

Asnjëra prej këtyre dy mënyrave nuk është e duhura. Sipas fjalëve të pediatrive, ndalesat dhe kërcënimet janë shprehje e dobët e komunikimit që nuk i lidhin fëmijët me prindërit. Para adoleshenteve janë shumë sfida, ndërsa këto nuk do t’ju ndihmojnë në rritje.

Si të reagojmë kur adoleshentët fillojnë të gënjejnë?

Fëmijët që dëgjojnë nuk mendojnë me kokën e tyre, por me të dikujt tjetër. Komunikimi dhe obligimet janë mënyrat që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe ndjenjën e përgjegjësisë te fëmijët. Prindërit duhet ta kuptojnë se përballë fëmijëve gjenden shumë sfida. Njëra prej këtyre rregullave është që ata duhet të flasin në emrin e tyre dhe duhet të flasin të vërtetën.

Pse adoleshentët kanë nevojë për rregulla?

Adoleshenti nuk ka vetëkontroll të zhvilluar, ai është në periudhën kur duhet të zhvillohet. Mënyra e zhvillimit të vetëkontrollit më së miri mësohet përmes respektimit dhe thyerjes së rregullave.

Si duhet të bisedohet me adoleshentët?

Bisedoni me fëmijët për arsyet pse ai ka vendosur që ata shokë të jenë ata që i ka zgjedhur, pse ka vendosur t’i takojë asaj shoqërie. Shtroni më shumë pyetje me të cilat do të prekni çështjen e moralit të fëmijës.

Në këtë mënyrë fëmija do të ketë ndjenjën e sigurisë dhe besimit në prindër.

Komento