Çfarë të bëni nëse PAP testi juaj është pozitiv?

Çfarë të bëni nëse PAP testi juaj është pozitiv?Testi Papanikollau (PAP) është metodë e thjeshtë dhe e padhembshme, me të cilën merret material nga qafa e mitrës dhe kanali vagjinal, i njëjti vendoset në qelqe citologjik, fiksohet dhe pastaj ngjyroset.

Me analizë mikroskopike të qelizave mund të zbulohen inflamacionet, shkaktuesit e tyre, qelizat beninje dhe malinje dhe ndryshimet tjera citologjike.

Me zbulimin e qelizave atipike të qafës së mitrës mundësohet diagnoza e hershme dhe mjekimi në kohë i ndryshimeve para malinje, të cilat në të kundërtën do ta rrezikonin shëndetin dhe jetën e gruas. Të gjitha për PAP testin na sqaron dr. Elizabeta Matevska-Atanasovska, gjinekologe obstetër në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina”.