Çfarë thotë grimi për ju?

Grimi i tepërt

Grimi i tepërt ka funksionin e maskës mbrojtëse. Femra e cila fshihet pas saj është fatkeqe. Në qoftë se femra zakonisht përdorë grim mesatar dhe papritmas fillon të përdorë ngjyra të gjalla, psikologët thonë se ajo është duke kaluar nëpër një periudhë kritike. Grimi i tepërt interpretohet edhe si shprehje e dëshirës që të bëhet një ndryshim i madh.

Pa grim

Femrat të cilat nuk përdorin kurrë grim nuk besojnë, nuk pranojnë feminitetin e tyre. Arsyet janë prej më të ndryshmeve. Mospërdorimi i grimit mund të jetë dëshirë e femrës, e cila do që të jetë e barabartë me mashkullin.

Maturia

Edhe pse nuk kënaqen gjatë rregullimit, këto femra megjithatë kujdesen për vete për shkak të mendimit të të tjerëve. Përdorin maskarë dhe shkëlqim për buzë. Ato nuk duan të theksohen, çmojnë modestinë dhe shijen e mirë. Ato janë zakonisht femra shumë inteligjente të cilat grimin e tepërt e cilësojnë si mënyrë primitive për ta tërhequr vëmendjen kah vetja. Në thellësi të shpirtit mendojnë se një femër vërtet e mençur nuk bën që të duket sikur kukull, dhe se femrat me bukuri sipërfaqësore janë tepër në dispozicion. Meshkujt i duan ato.

Sytë e theksuar

Femrat të cilat theksojnë sytë e tyre janë bashkëbiseduese të mira. Intelektin dhe mendjen e vlerësojnë më shumë se emocionet dhe ndjeshmëria. Aq sa mirë i vlerësojnë të tjerët për shkak të mendimit të sinqertë për to, aq më shumë i mbajnë për vete ndjenjat dhe mendimet e tyre.

Gjithmonë njëjtë

Grimi gjithmonë i njëjtë zbulon femrat konservative. Mendojnë se çfarëdo ndryshimi, madje edhe i një nuancës së buzëkuqit do ta prishë ekuilibrin.

Ndihma profesionale

Femrat të cilat rregullohen me ndihmën e profesionistëve nuk kanë besim në gjykimin e tyre dhe vështirë përcaktojnë prioritete. Kur dalin për të bërë pazar, zakonisht marrin shoqen ose bashkëshortin me vete për të vendosur në vend të tyre, e kujdesin për fytyrën ua lënë profesionistëve.