Chanel pranverë-verë 2011

Nuk kemi çfarë t’ju themi për koleksionin “Chanel” për pranverë-verë 2011, përveç se patjetër duhet ta vizitoni.

Meqë insistojmë, ju përgatitëm galeri dhe video nga i tërë koleksioni në të cilën pjesëmarrje aktive merr edhe Karll Lagerfeld.

Kjo është njëra nga ngjarjet e modës që e shënoi javën e modës në Paris.Dhe kjo nuk na çudit aspak. Megjithatë, për ata që e dinë historinë dhe biografinë e të vetmes Koko Shanel, nuk do duhej të ishte ndryshe, edhe pse ajo nuk mund ta shohë atë.

Për ata që nuk dinë shumë për Koko Shanell, vetëm mund të themi se nëse ekziston rebel në modë në shekullin e njëzet atëherë ai është Koko. Ajo është fytyra që i liroi gratë nga fustanet e mëdha me korsete, ndërsa veshjen e rëndë e zëvendësoi me praktiken dhe i tha çdo gruaje se është në rregull të vishen pantallonat.

Në jetë shumë herë është akuzuar nga vendlindja Franca si bashkëpunëtore e nazistëve, por kjo nuk e ndalon të hyjë në tregjet e tjera, ku menjëherë ishte pranuar, përkatësisht në ShBA dhe Britaninë e Madhe.

Megjithatë, të kthehemi me atë që shtëpia e modës “Chanel’ e propozon për sezonin pranverë-verë 2011, që do të na vijë me siguri së shpejti. “Chanel” pranverën e sheh në kombinim bardhë e zi, ndërsa verën me ngjyrat e lules në kombinim me lëkurë të zezë.

Nuk janë lënë anash detajet e thurura si dhe në secilën koleksion të këtij brendi. “Shanel” propozon, ndërsa ju shikoni nëse ky koleksion i përgjigjet shijes suaj.

Komento