Chanel prezanton veshjet e nusërisë

Chanel prezanton veshjet e nusërisëNë një mjedis të denjë të egos fantazmagorike, Karl Lagerfeld, drejtuesi i shtëpisë së famshme të modës, Chanel, prezanton veshjen e nusërisë.

Në një kazino të vërtetë, plot me ruleta, ku të ftuarit VIP luajnë black -jack apo në makinetat e fatit, modelet e Chanel sfilojnë.

Për të parë e vlerësuar koleksionin e ri te Chanel, teksa provojnë fatin e tyre, janë Vanessa Paradis, Rita Ora, Kristen Steëart e shumë personazhe të njohur të kinemasë, muzikë e fashionit.

Chanel prezanton veshjet e nusërisë

Kokat ngrihen nga tavolinat e kumarit, vetëm atëherë kur në shkallët hyrëse të kazinosë shfaqet Kendall Jenner, modelja e Chanel. E veshur si nuse edhe pse nuk ka të bëjë aspak me një veshje të tillë, Karl Lagerfeld, zëvendëson fustanin me një palë pantallona dhe një xhaketë e stilit saharian.

Chanel prezanton veshjet e nusërisë

Më shumë se një tendecë e re, ky prezantim tingëllon si një përpjekje e fundit e drejtuesit të shtëpisë së modës për t’i bërë të dukshme krijimet e tij.

Chanel prezanton veshjet e nusërisë

Komento