Chanel, propozimet e fundit për vjeshtë

Një element i rikthyer në modë edhe këtë sezon janë karficat e zbukurimit, ku stilistët këshillojnë të jenë ngjyrë e zezë ose floriri, por edhe me reflekse rozë ose blu.

Thonjtë duhet të jenë ose në ngjyrë pastel, ose në të zezë, ndërkohë që shmangni ngjyra si e kuqja dhe portokalli. Bëni që luku juaj të jetë pa të meta, gati i përkryer, në mënyrë të veçantë luani me detajet, në flokë, në veshje apo edhe aksesorë.

Kjo teknikë ndihmon shumë jo vetëm për të pasuruar lukun tuaj, por edhe për ta bërë edhe më të veçantë.

Propozimet që sjell Chanel këtë vjeshtë, që nga rrobat e deri tek aksesorët për të krijuar jo vetëm një veshje por edhe look Chanel. Për këtë stilistët japin këshilla praktike për krijimin e trendeve më në modë. Ndër këshillat e para që do të jepnin stilistët, është hyrja në një butik të Chanel, nga ku mund të merrni jo vetëm ide por në disa raste mund të edhe të blini ndonjë gjë.

Në rast se nuk keni një mundësi të tillë atëherë ju japim disa këshilla praktike për krijimin e një luku sa më trendi, edhe vetëm me disa pjesë të markës Chanel. Kombinimi i të bardhës me te zezën, do të ishte ideale për këtë stinë. Në rast se keni një palë pantallona të zezë vishini me një këmishë të bardhë, një shall i lehtë ngjyrë pastel ose panë, do të krijonte një sintoni perfekte.

Varëset gjithashtu janë një element shumë i bukur që kombinon, përpiquni që varëset të kenë zinxhirin e gjatë dhe në ngjyrë flori. Shtoni lukut tuaj edhe një lule bardh e zi, aksesor të tipit Chanel. Nuk mund të mos ishte pjesë e lokut tuaj, çanta një prej aksesorëve më të rëndësishëm për çdo vajzë. Një çantë me shumë tegela me rrip të gjatë, të kryqëzuar. Për sa i përket ngjyrës, edhe e zeza ose e bardha do të ishte shumë shik, por edhe e kuqe, përbën tejet tendencë.

Xhaketat e stilit Chanel janë më të vërtetë shumë trendy, ato përbëjnë hitin për çdo lloj veshje. Kujdes, përzgjedhja e ngjyrës së xhaketës duhet të bëhet në mënyrë të matur, pasi jo çdo ngjyrë mund të kombinohet lehtësisht dhe të përshtatet me pjesën tjetër të gardërobës. Nga ana tjetër mund të rinovoni gardërobën tuaj duke bërë vetëm disa blerje delikate, të cilat mund të jenë të përshtatshme për sezonin. Një xhaketë, një çantë, një shall, një rrip stil Chanel, do të ishte blerje e zgjuar, sakaq edhe tejet e këndshme për kombinimet e veshjeve.

Edhe pse në fund, por jo nga rëndësia, ngjyra e aksesorëve, për të bërë një kombinim duhet të jetë e lehtë, drejt tendencave të bardhës dhe pastel, qoftë kjo për byzylykët, qoftë për vëthët. Nga ana tjetër një tjetër element i rikthyer në modë edhe këtë sezon, janë karficat e zbukurimit, ku stilistët këshillojnë të jenë ngjyrë e zezë ose flori, por edhe me reflekse rozë ose blu.

Thonjtë duhet të jenë ose në ngjyrë pastel ose në të zezë, ndërkohë që evitoni ngjyra si e kuqja dhe portokalli. Bëni që luku juaj të jetë pa të meta, gati perfekt, në mënyrë të veçantë luani me detajet, në flokë, në veshje apo edhe aksesorë. Kjo teknikë ndihmon shumë jo vetëm për të pasuruar lukun tuaj por edhe për ta bërë edhe më të veçantë.