Cila ditë është më e mirë për seks?

Edhe pse është menduar se për seks nuk duhet përcaktuar kohën apo vendin, ekspertët kanë zbuluar se e enjtja është më e mira për lojëra seksuale në shtrat.

Këtë ditë, niveli i kortizolit, hormonit i cili stimulon hormonet seksuale, është në maje dhe me këtë edhe seksi qysh në fillim është më i mirë.

Këto janë rezultate të studimit të shkollës ekonomike në Londër, të cilët insistojnë se çdo ditë e javës, është e rëndësishme për aktivitet tjetër.

E hëna është dita më stresuese, për çka do të duhej të ishte ditë pushimi. E marta është ideale për organizim dhe përpilim të listës së gjërave që duhet bërë. Ditën e mërkure duhet shfrytëzuar për takimin e parë.

Dita më e mirë për heqje dorë nga duhani, është e premtja, ndërsa të dielën duhet shmangur drekën me familje, sepse mund të ketë stres të madh.

Komento